Janë 9 të dyshuari nën hetim nga prokurorët e Katanias për shkak të vdekjes së Nikolës së vogël, e cila ndërroi jetë në një ambulancë të Raguzës për shkak të mungesës së shtretërve në spitalet e qytetit. Të pandehur janë 5 mjekë të cilët akuzohen për vrasje të qëllimshme. Mjekët punonin në transferimin e pacientëve tek ambulancat e vogla, ku dy punonjës janë të 118-ës dhe dy të tjerë të njësive të kujdesit intensiv të porsalindurve. “Ne po verifikojmë –bëri me dije prokurori– përgjegjësitë penale. Kjo është një cështje e dhimbshme dhe do të marrë pak kohë. ”
“Një sërë shkaqesh komplekse”
Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, prokurori i Katanias tha se nga një “vlerësim paraprak i dokumentacionit,” vdekja e Nikolës mund të varet nga një sërë shkaqesh komplekse, që nga momenti i lindjes e deri tek trajtimi dhënë në fazat e para të jetës “. Hetimet janë përqendruar në strukturat qendrore dhe mbi mënyrat se si punohet në këtë ambulancë.
Shteti në këmbë
Ndërkohë, këtë mëngjes në Katania është duke u zhvilluar një takim midis inspektorëve të dërguar nga Ministri i Shëndetësisë, Beatrice Lorenzi, drejtori i programimit, Renato Botti dhe ai i Agjensisë Kombëtare e Rajonale të Shërbimeve të Shëndetit, Francesco Bevere. Merr pjesë po ashtu edhe ministrja rajonale e shëndetësisë znj. Lucia Borsellino.
Burimi: Corriere della Sera, përshtati: Enklid PELARI