Një shqiptar është kthyer në hero pasi i shpëtoi jetën 4 të rinjve. Mediat italiane shkruajnë se emri i tij është Zabit.
Zabiti nga Shqipëria ndërhyri në një aksident rrugor, duke nxjerrë nga një automjet që ishte përfshirë nga flakët 4 të rinj, 1 vajzë dhe 3 djem.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin San Martino, ku një automjet pasi ishte aksidentuar ishte përfshirë nga flakët.
Zabiti ishte një nga dhjetra drejtues mjetesh që po kalonte në rrugën ku kishte ndodhur aksidenti, por në dallim nga të tjerët, ai ka ndaluar makinën dhe nuk është menduar dy herë, por i ka shkuar të ndihmë personave që dukej se ishin të tronditur dhe nuk reagonin.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e tjerë të automjeteve nuk kanë ndërhyrë, por kanë zgjedhur të bëjnë foto dhe video.
“E pashë makinën të përfshirë nga zjarri dhe ndalova. Ishin 4 të rinj brenda, një vajzë dhe tre djem, të cilët dukeshin të tronditur, ndoshta nga tymi. i tërhoqa ata nga makina. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëja”, ka thënë Zabiti për median lokale.
Të rinjtë shpëtuan falë ndërhyrjes së shqiptarit, që të paktën edhe për një ditë u trajtua si hero. /tesheshi.com/