Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane u arrestua, ndërsa po drekonte me familjen dhe miqtë në një restorant në qendër të qytetit të Termes.
Shqiptari akuzohet për grabitje dhe trafik droge, ndërsa për arrestimin e tij karabinierët ishin angazhuar prej 10 ditësh, duke e survejuar.
Agjentët e policisë së Montecatinit e gjetën shqiptarin brenda restorantit. Pa u vënë re, arritën t’i afroheshin duke i kërkuar dokumentet. Por pasi refuzoi t’ia tregonte, ai goditi njërin prej policëve dhe më pas u përpoq të largohej, shkruajnë mediat italiane.
Më tej ai tentoi ti godiste me karrige dhe mjete rrethanore, në tentativë për t’u larguar. Ai u arrestua nga policia, ndërsa dy agjentë përfunduan në spital me plagë të lehta. /tesheshi.com/