Një 33-vjeçar shqiptar nga Tepelena u ekzekutua në Rekjavik të Islandës, në pragun e shtëpisë, teksa parkonte automjetin.
Armando Beqiri u qëllua me disa plumba dhe ndërroi jetë. Atë e priste në shtëpi bashkëshortja shtatzënë dhe një fëmijë i vogël.
Armando Beqiri drejtonte një kompani Security, të cilën e kishte themeluar vitet e fundit e po kishte sukses.
Katër persona janë arrestuar për këtë ngjarje, përfshirë një lituanez nga bota e krimit në këtë shtet të largët europian.
Shqiptari 33-vjeçar nga Tepelena kishte vite që jetonte në Islandë. Dyshimet e para janë për ndonjë implikim të tij në ndonjë aferë problenmatike. /tesheshi.com/