Senati amerikan votoi për Christopher A. Wray si drejtorin e ri të FBI-së, duke plotësuar postin që ka mbetur vakant që kur Presidenti Donald Trump shkarkoi James B. Comey në muajin maj.
Wray, një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë, u tha ligjvënësve gjatë seancës së tij të konfirmimit se ai kurrë nuk do të premtonte besnikëri ndaj Presidentit dhe se nëse Trump do e detyronte atë të linte një hetim, ai do të tërhiqej ose do të jepte dorëheqjen.
50-vjeçari Christopher Wray ka qenë zv/prokuror i përgjithshëm për sektorin e krimit nga viti 2003 deri në vitin 2005 gjatë presidencës së George W. Bush.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 7 qershor për propozimin që i kishte bërë Wray, rreth një muaj pas shkarkimit të drejtorit të FBI në atë periudhë, James Comey. /tesheshi.com/