Ish-vetëvendosësja Ajnishahe Shala-Halimi, tani zyrtare e PDK-së, e cila për vite punoi si cicerone në Kompleksin Memorial Adem Jashari ne Prekaz, ka publikuar shumë fotografi nga koha sa priste dhe përcillte mysafirë që ia mësynin Prekazin.
Por ndër momentet me të veçanta ka qenë ai kur nën rrënojat e kullës është gjetur automatiku i Hamëz Jasharit, heroit të Kosovës.
“Evokim kujtimesh nga koha sa isha cicerone ne Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz (1999-2000)…Momenti kur u gjet automatiku i Hamzës”, ka shkruar Shala-Halimi.
Nesër bëhen 20 vjet që kur forcat serbe rrethuan Prekazin dhe nisën betejen kundër Familjes Jashari, me ç’rast humbën jetën 57 anëtarë të familjes.
Në kujtim të sakrificës së tyre çdo vit mbahet “Epopeja e UÇK-së”, më 5-6-7 mars ku edhe si vjet në këto data do organizohen manifestime të ndryshme. /tesheshi.com/