Një ish-ushtar i UÇK-së jo i zakontë ka bërë një zgjidhje të pazakontë.
John Harrison, një britanik dhe ish-luftëtar i rezistencën e Kosovës është anëtarësuar në partinë që dikur ka qenë kundërshtare e fortë e kësaj rezistence dhe ishte për zgjidhje paqësore siç është LDK-ja e Ibrahim Rugovës.
Në një njoftim për shtyp theksohet se “Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar sot në radhët e veta Veteranin Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison.
Ceremonia e anëtarësimit të z. Harrison në LDK u zhvillua në Degën e LDK-së në Prizren, pas solemnitetit me rastin e emërimit të një rruge në këtë qytet me emrin e luftëtarit të lirisë së Kosovës, Jon (Xhon) Harrison.
Në këto ngjarje ishin të pranishëm drejtues të LDK-së, deputetë, përfaqësues lokalë, anëtarë të LDK-së dhe qytetarë të shumtë nga Prizreni e më gjerë.
Libreza e anëtarësisë së z. Harrison në LDK iu dorëzua nga sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri”. /tesheshi.com/