Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ish-strategjisti i Trump: në Europë, Steve Bannon mund të bëjë akoma rolin e heroit

by te Sheshi
13/03/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ish-strategjisti i Trump: në Europë, Steve Bannon mund të bëjë akoma rolin e heroit

Ish-kryestrategjisti i Shtëpisë së Bardhë, Stephen K. Bannon është dëbuar tashmë nga rrethet e larta në Amerikë, pasi u përçmua nga presidenti Trump dhe u la në mëshirë të fatit nga sajti i së djathtës ekstreme, që fillimisht e katapultoi atë në qendrën e vëmendjes. Por të gjitha këto nuk kanë mbërritur ende për miqtë e tij në Europë.

Pavarësisht rënies tepër publike nga pushteti, Bannon zhvilloi një tur në Europë që dukej si një marshim fitoreje. Ai u shfaq në Itali në prag të zgjedhjeve që rezultuan me fitoren e populistëve, përfshirë edhe partinë që mbështet markën e tij të populizmit nativist, Ligën.

Më pas, ai foli në një marshim nacionalist në qytetin zviceran të Zyrihut, ku po ashtu u raportua se takoi edhe Alice Weidel, një prej drejtuesve të Alternativës për Gjermaninë, partisë së të djathtës ekstreme e që tashmë mban një pjesë të rëndësishme të vendeve të opozitës në parlamentin e Gjermanisë. Dhe ai udhëtoi në Francë për kongresin partiak të Frontit Nacional të së djathtës ekstreme, ku mbajti edhe një fjalim të rëndësishëm nën mbrojtjen e lideres Marine Le Pen.

Për disa, shfaqja e tij shënon nivelin e lartë të toksikimit që përmban momenti populist në Europë. “Ardhja e Bannon, si një krimb në plagë, është tregues se infeksioni po përhapet”, shkroi “Vanity Fair”.

Gjatë të dyja fjalimeve, Bannon ngriti lart fitoret elektorale nga partitë populiste të krahut të djathtë në gjithë Europën Perëndimore dhe solli shembujt e politikanëve më në lindje. Ai e përshkroi kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i njohur për armiqësinë e tij ndaj emigrantëve dhe Bashkimit Europian, si një “hero” dhe “patriot”. (Ka njoftime të pakonfirmuara se dy burrat patën një takim gjatë turit të Bannon).

Pritja e ngrohtë duket se përbën një ndryshim të madh nga trajtimi që Bannon ka pasur së fundmi në shtëpi. Ai u dëbua nga Shtëpia e Bardhë, gushtin e kaluar në një prej raundeve të pafundme të luftës së bërrylave në administratën Trump, dhe u largua edhe më shumë nga rrethi i presidentit pas librit kontravers për vitin e parë kaotik të Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku rrëfimet e Bannon zinin një vend kryesor. Ftohja me presidentin bëri që ai të detyrohej të largohej edhe nga faqja e tij e preferuar mediatike, “Breitbart News”.

Kritikët amerikanë të Bannon shpesh e tallin atë për egon e tij të fryrë. Një rival në Shtëpinë e Bardhë bëri një përshkrim që mori famë, kur tha se sjellja e Bannon në detyrë nuk ishte asgjë më shumë sesa një formë e pamundshme masturbimi. Një numër kandidatësh kundër-rryme, të krahut të djathtë, të mbështetur nga Bannon, pësuan  humbje të sikletshme në zgjedhjet lokale në SHBA.

Por, në Europë, Bannon mund të vetëkënaqet me të drejtë. Më shumë sesa çdo i besuar tjetër i Trump, Bannon artikulon një ideologji populiste që ndihmoi në galvanizimin e votuesve të së djathtës ekstreme në Amerikë dhe solli presidentin në pushtet. Në shumë mënyra, kredoja e tij e marrë hua drejtpërdrejt nga pozicionet e hershme të së djathtës ekstreme të Europës, kombinoi narrativën e anktheve ekonomike për globalizimin me ndjesitë e frikës kulturore nga emigracioni. Retorika e tij dukshëm mori nga rezervuari i thellë i neo-fashizmit europian. Dhe pasi e kishte instaluar axhendën e tij në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, Bannon ofroi inkurajim të mëtejshëm për ithtarët e tij ideologjikë përtej Oqeanit.

Pavarësisht dështimeve në Amerikë, Bannon i garantoi audiencat europiane se ka plane të mëdha përpara- përfshirë edhe dëshirën për të ndihmuar në përhapjen e mesazheve të së djathtës ekstreme në gjithë kontinentin mbi bazën e platformave të ngjashme me Breitbart.

Gjëja më e rëndësishme, argumentoi ai në Zyrih, është që “lëvizja” të vijojë të mbledhë mbështetje. “Momenti i duhur për lëvizjen vazhdon dhe tashmë mund të shihen lidhje simbiotike mes grupeve të së djathtës ekstreme në vende të ndryshme. Secila prej tyre ushqehet nga mesazhet e të tjerave”.

Në Francë, Bannon po ashtu apeloi aleatët e tij të mbështeten tek nacionalizmi e të mos shqetësohen nga censura e kundërshtarëve të tyre liberalë. “Lërini t’ju quajnë racistë apo ksenofobë. Lërini t’ju quajnë nativistë”, tha ai, ndoshta duke sjellë në mendje moment të ngjashme në fushatën amerikane. Ai u kërkoi votuesve të së djathtës ekstreme në Francë që këto cilësime t’i mbajnë “si medalje nderi”.

Polarizimi nxitës që lavdëron Bannon në të vërtetë është bërë më i dallueshëm në të dyja anët e Atlantikut.

Revista “Time” vë në dukje edhe literaturën e shpërndarë në Zyrih nga publikimet e lidhura me mikpritësin zviceran të Bannon, politikanin e së djathtës ekstreme, Roger Köppel. “Kopje të revistës së tij, Die Weltwoche, u shpërndanë falas përpara fjalimit të Bannon dhe në to kishte artikuj të përshtatshëm për Breitbart News”. “A është Obama racist?”, pyeste një prej tyre. Një tjetër shfaqte portrete të gjermanëve të Vermahtit që luftuan në Stalingrad gjatë luftës së dytë Botërore dhe ankohej sesi historia nuk u kishte dhënë vlerësimin e merituar.

Ndërkaq, të jashtmit e kësaj historie, artikuluan shprehje indiference.

“Bannon dhe Le Pen nuk ofrojnë diçka të re, vetëm rikthim në ditët e errëta”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Khamenei del nga “strofulla”
Lindja e Mesme

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re
Amerika

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Brexit, Jean-Claude Juncker: Britania do të pendohet

Brexit, Jean-Claude Juncker: Britania do të pendohet

Drogba paralajmëron fundin e karrierës: boll, jam 40 vjeç!

Drogba paralajmëron fundin e karrierës: boll, jam 40 vjeç!

Punoi 7 ditë në javë, gjobitet me 3 mijë euro bukëpjekësi në Francë

Punoi 7 ditë në javë, gjobitet me 3 mijë euro bukëpjekësi në Francë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni