Ish-prokurorja që denoncoi korrupsionin e ndërkombëtarëve, Maria Thuraja Bamieh, në një postimi në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar institucionet e Kosovës se duhet pasur kujdes për ndonjë marrëveshje me EULEX-in.
“Kini kujdes nga çdo marrëveshje me EULEX’in! Ata nuk janë organ juridik. Ligjshmëria e marrëveshjeve të tilla me ta, është shumë diskutabile!”, ka thënë Bamieh. /tesheshi.com/