Vicente Fox, presidenti i Meksikës në vitet 2000-2006, ka vijuar ta kritikojë ashpër Donald Trump-in. E ka bërë këtë gjë këtë herë në një intervistë telefonike për CNN-in.
“Ai më kujton Hitlerin,” kanë qenë fjalët e Fox-it.
“Ai e ka fyer Meksikën, meksikanët, emigrantët. Ai e ka fyer Papën. Ai i ka fyer kinezët. Ai ka fyer çdokënd.”
Zemërimi i ish-presidentit 73-vjeçar ka ardhur pasi Trump-i bëri të njohur planin për ta detyruar Meksikën të paguajë për ndërtimin e një muri mes saj dhe vendit të tij nëse zgjidhej president i SHBA-ve.
Fox do të reagonte akoma më ashpër një ditë më parë, kur do të deklaronte: “Unë nuk do të paguaj për atë mur …”
Donald Trump kryeson në fushatën për përcaktimin e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA pavarësisht retorikës së tij tejet polemizuese. Ideja për ta ndaluar hyrjen e muslimanëve në SHBA është ndër më spikatëset ndër propozimet e tij gjatë kësaj fushate. /tesheshi.com/