Nga drejtoria e Burgut të Idrizovës e konfirmojnë se ish-ministri Mitko Çavkov refuzon ushqimin, dhe se është në grevë urie. Ata kanë informuar edhe gjykatën për veprimin e tij.
Ish-ministrit të policisë Çavkov iu shqiptua masa prej 30 ditëve paraburgim për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, pasi akuzohet për veprën “terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit”.
Prej gjithsej 36 të dyshuarve që janë nën hetim nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në aksionin e 28 nëntorit policia ka arrestuar 24 persona, 13 ndaj të cilët Gjykata Penale u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, kurse të tjerëve burg shtëpiak.
Mitko Çavkov është i arrestuari më i bujshëm i kësaj vale prangosjesh, pasi përfaqson nivelin më të lartë zyrtar të një ish-qeveritari që përfundon pas hekurave. /tesheshi.com/