Të kalosh natën pas hekurave të një qelie burgu, ndoshta nuk është ideja më e mirë për një gjumë të rehatshëm. Por një ish burg i rinovuar në Berlin, që është kthyer tani në hotel, premton pikërisht këtë gjë, një gjumë të ëmbël.
Hoteli quhet “The Other House VIII”, “Shtëpia Tjetër 8”. Pesë dhomat e tij të gjumit kanë qenë dikur qeli për të burgosurit gjatë viteve të komunizmit në Republikën Demokratike Gjermane.
Pesë qelitë e burgut në hotelin “Shtëpia Tjetër 8” janë tanë gati për turistët. Ndërtesa ndodhet në gjirin piktoresk pranë lumit Spree, vetëm pak kilometra nga qendra e Berlinit. Hoteli është pjesë e një ndërtese më të madhe, të ndërtuar në vitin 1879 dhe që shërbente për strehim publik.
Më pas nazistët e përdorën atë për një kategori të burgosurish, të quajtur “anti-socialë”, si prostitutat dhe homoseksualët./tesheshi.com/