Freeda Foreman, një ish-boksiere dhe bija e një prej boksierëve më të mëdhenj në botë në kategorinë e peshës së rëndë, George Foreman, vdiq në moshën 42vjeçare duke kryer vetëvrasje.
Ajo u gjet të shtunën në shtëpinë e saj në Houston, raporton CNN.
Një zëdhënës i Qarkut Harris tha në një deklaratë se Freeda bëri vetëvrasje, duke shtuar se shkaku i vdekjes do të njihej vetëm pas përfundimeve të Institutit të Shkencave Ligjore.
Freeda u bë një boksiere profesioniste në vitin 2000. Në karrierën e saj ajo shënoi pesë fitore dhe një humbje. Pas humbjes ajo zgjodhi të tërhiqej për t’ju përkushtuar familjes së saj.
Pas marrjes së lajmit, George Foreman shkroi në profilin e tij në Tëitter.
“Dita e parë në 42 vjet pa Freedën time. Tani ai është me Krijuesin e tij”, shkroi Foreman në Twitter. /tesheshi.com/