Kryeministri Isa Mustafa, pasi që e ka quajtur “gomar”, Albin Kurtin kishte paralajmëruar që do ta mbyll faqen e tij në Facebook.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi kreu i ekzekutivit përsëri përmes FB, ka gjetur mënyrën për të shkruar për sfidat që e presin vendin tonë.
Ai në këtë postim shkruan: “Ky vit po kalon si vit i sfidave dhe vendimeve të mëdha. Në të njëjtën kohë, jo rastësisht, para nesh u shtrua nevoja të marrim vendim për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale, për Shënjimin e kufirit me Malin e Zi, të dialogojmë dhe të arrijmë marrëveshje për pjesën më të ndjeshme të Marrëveshjes së Parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në ditët në vijim po kërkojmë mënyrën më të mirë, për të përmbyllë çështjen e transformimit të FSK-së në forcë mbrojtëse të vendit.”
Më pas, shefi i qeverisë së Prishtinës e vijon reklamimin e punës së tij me të tjera arritje, që do të thotë se jo vetëm nuk ka ndërmend ta mbyll faqen e tij në FB, porse do e shfrytëzojë maksimalisht atë për propogandë politike. /tesheshi.com/