Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, komentoi largimin e AKR-së së Behgjet Pacollit nga koalicioni parazgjedhor.
Mustafa e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e Pacollit, duke shtuar se nuk i kontribuon vendit.
“Ata që i thyejnë marrëveshjet, shkelin parimet e tyre, nuk i kontribuojnë vendit. Unë i kam thënë edhe z.Pacolli që nuk duhet të bëhet koalicion me PDK, sepse po të ishte mirë do të hynim edhe ne”, tha Mustafa.
Sipas tij, ky koalicion është ai i pazareve të ulëta. /tesheshi.com/