Gati 1.87 milionë sirianë të zhvendosur janë kthyer në komunitetet e tyre, por vështirësitë ekonomike dhe mungesa e shërbimeve bazë po pengojnë përpjekjet e rimëkëmbjes, sipas një raporti të ri nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Raporti i Indeksit të Kthimit në Komunitet i IOM-it vlerësoi kushtet në 1,100 vende në të gjithë Sirinë midis marsit dhe prillit 2025, duke mbuluar zonat e banuara nga persona të zhvendosur brenda vendit (IDP) dhe sirianë që ktheheshin nga jashtë, sipas IOM-it.
“Sirianët janë elastikë dhe inovativë, por ata kanë nevojë për ndihmë të konsiderueshme për të rindërtuar komunitetet dhe jetën e tyre. Mundësimi i sirianëve për t’u kthyer në një vend që është në rrugën e stabilitetit dhe progresit është thelbësor për të ardhmen e vendit”, tha Amy Pope, Drejtoreshë e Përgjithshme e IOM-it, raportoi Anadolu Agency.
Disavantazhet parandalojnë kthimin
Raporti nxori në pah aksesin e paqëndrueshëm në energji elektrike, ujë të pastër dhe kujdes shëndetësor, si dhe boshllëqet në dokumentacionin civil që i pengojnë të kthyerit të kenë akses në shërbime ose të rimarrin pronën e tyre.
Që nga janari i vitit 2024, IOM ka regjistruar më shumë se 1.3 milion persona të zhvendosur brenda vendit dhe pothuajse 730,000 të ardhur nga jashtë, thuhet në deklaratë.
E nga ana tjetër, shqiptarët që ironikisht u paralalizuan me sirianët në ikjen e tyre prej lufte nga 2014-ta e vitet pasuese, as llogariten që të nisin kthimin në Shqipëri edhe pse në vendin e tyre nuk ka ndonjë luftë apo ndonjë situatë të rëndë për aksh çështje. Nga 2016-ta, shumë shqiptarë në Shqipëri do vërshonin kryesisht drejt Gjermanisë, nxitur nga një valë ikjeje nisur në 2015-ën në Kosovë dhe në Maqedoni. Dhe, krahas një zhgënjimi të lexueshëm prej qeverisjes së ashtuquajtur të Rilindjes, në Shqipëri vala e emigrimit do qe e shpejtë dhe frenetike, aq sa sot ajo vërehet më sy të lirë në shumë prej qyteteve e fshatrave, të cilat vijojnë drejt boshatisjes.
Dhe përkundër propagandës së qeverisë që pretendon se Shqipëria po ndryshon, ikja, pa asnjë tendencë frenimi apo kthimi, vijon me përmasa dramatike për vendin.
Më saktë, pas ngjarjeve të rënda të vitit 1997 kur rënia e skemave piramidale pasoi rënien e shtetit dhe futjen e shoqërisë në kaos e trazira me armë të në dorë nga hapja e depove ushtarake, shpopullimi që po ndodh vitet e fundit është zhvillimi negativ më i rëndë për Shqipërinë që pas rënies së regjimit komunist. /tesheshi.com/