Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Invalidja Zyra: një leksion i gjallë ngadhnjimi

Nga te Sheshi
23/11/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Invalidja Zyra: një leksion i gjallë ngadhnjimi

Nga Gjon Neçaj

Në qytetin e Bajram Currit të gjithë e njohin, jo për fatkeqësinë që ka pësuar në jetë, por për dashurinë që ka për jetën dhe përpjekjen gati mbinjerëzore për t’iu mos nënshtruar fatit të ligë.

“Zyraja është krenaria e qytetit, këtë titull ia kanë dhënë qytetarët”, thotë ish-mësuesi i saj, Sadri Oruçi.

ballina-e-librit-e-përpunuar

Në realitet, librat e saj “Fluturojnë engjëjt” dhe “Alfabeti ynë”, janë bërë librat më të lexuar nga rinia e qytetit verilindor dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare”, thotë përgjegjësja e bibliotekës publike, Nafije Demushi.

“Lexohen, se vargjet e Zyrasë përcjellin mezazhin  e dashurisë për jetën. Nuk janë thjesht vlerat artistike të vargut, por mesazhi që ato përcjellin, aq më tepër që këto mesazhe përcillen nga Zyraja”, thotë Lulzim Logu, kryetar i Klubit Letrar.

Zyraja ishte vetëm 19 vjeç, kur në vitin 1975 u nis për në aksion në Elbasan. Pas një muaji ndërsa po kthehej në vendlindje me bashkëmoshatarët, autobuzi ra në humnerë në Shpal të Mirditës, ku vdiqën 4 të rinj dhe shumë të tjerë u lënduan.

Tropojanët ende e kujtojnë aksidentin , ku mes të lënduarve ishte edhe Zyraja.

“Në këtë aksident humba aftësinë për të ecur. Jam kuruar brenda e jashtë vendit dhe vetëm pas shumë kurimeve arrita të ec me paterica”, kujton me dhimbje Zyraja.

“Aksidenti ishte i rëndë. Isha e re dhe mendova se ëndrrat dhe jeta ime mbaroi këtu. Isha vetëm 19 vjeçe dhe vetëm fakti se nuk do të mund të ecja kurrë, ishte tortura më e madhe për mua”, vazhdon ajo.

Populli ka një fjalë të urtë: “kurrë mos u dorëzo”. Dhe Zyraja kështu bëri. Gjeti forcën ta përballojë jetën te librat e vargjet e poezisë, te jeta aktive dhe pasionet e saj të pashuara.

“Të jetoja e t’u shërbeja njerëzve të mi, forcën e gjeta te poezia, te shkrimet, te vjershat që i shkruaj edhe në momentet më të vështira të jetës, pasi poezia është jeta ime”, thotë Zyraja.

Zyraja tregon se ka qenë nxënëse shembullore në mësime. Në adoleshencë ka lexuar shumë libra, ishte  e shkëlqyer dhe kishte ëndrra, si të gjitha bashkëmoshataret e veta.

Ringritja në paterica i dha Zyrasë, ish-artistes amatore të rrethit dhe ish-sportistes së ekipit të volejbollit, forcën jo vetëm për ta jetuar jetën, por edhe për t’i shërbyer asaj, përmes krijimtarisë letrare e përmes qëndismave  të kostumeve popullore të Tropojës.12011363_843989522387285_1944407772214721978_n

Ajo tashmë njihet nga të gjithë si një qendistare e rrobave kombëtare për gra dhe të rritur, fëmijë e vajza. Xhamadanin, xhubletën, tirqit, të dala prej duarve të saj, tashmë i sheh në shitje.

Pra ajo qendis me duart e saj si vargje e si veshje karakteristike.

Por Zyra Ahmetaj ka edhe një pasion tjetër. Ajo përvetësoi aq mirë anglishten sa nisi të japë kurse falas të mësimit të anglishtes, në shtëpinë e saj.

“Kam realizuar ëndrrën time që t’u shërbej bashkëqytetarëve të mi, edhe me mësimin e anglishtes. Kënaqësia më e madhe është kur lëvizi,e pse rrallë dal me karrocën e invalidit, të gjithë më përshëndesin”, tregon ajo.

Jeta e Zyrasë është e mbushur me aq shumë aktivitet sa është vështirë kush nuk e njeh, të besojë se ajo është invalide prej 40 vitesh.

“Nuk është vetëm poezia drita e shpëtimit për mua, por edhe kurset e gjuhës angleze që jap për fëmijët e qytetit tim”, thotë thjeshtë Zyraja. Ajo është e lidhur edhe me shumë shoqata letrare në Kosovë dhe është anëtare nderi e shumë prej tyre.

Ka krijuar në qytetin e Bajram Currit edhe degën e shoqatës “Shpresë dhe dashuri” me synimin për t’u ardhur në ndihmë praplegjikëve të rrethit. Ajo është shumë aktive si kryetare e shoqatës. Pajisja me karroca invalidi, ndihma dhe dhurata të ndryshme nga fondacione të huaja bamirëse,j anë disa nga premtimet që Zyraja ua ka bërë realitet.

“Përmes shoqatës u vijmë në ndihmë sadopak paraplegjikëve të rrethit, edhe pse kemi vështirësi lëvizjeje. Por strukturat shtetërore më ndihmojnë”, thotë ajo.

Bajram Curri e ka fat dhe nder që të ketë një qytetare të denjë si Zyra Ahmetaj. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?
Kulturë

Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

27/03/2023
Një iftar në Stamford Bridge
Sociale & Shoqëri

Një iftar në Stamford Bridge

27/03/2023
Plumba mbi Top Channel në terr të natës
Kronikë

Plumba mbi Top Channel në terr të natës

27/03/2023
Lajme të tjera
E kërkuara për t’u arrestuar, Albulena Haxhiu: Nuk na ndalin metodat e regjimit policor

E kërkuara për t'u arrestuar, Albulena Haxhiu: Nuk na ndalin metodat e regjimit policor

Nga Charles M. BLOW*: Antimuslimani është antiamerikan

Nga Charles M. BLOW*: Antimuslimani është antiamerikan

Ylli Manjani përballë Enkel Demit: Gjyqet tek ne janë telenovela

Ylli Manjani përballë Enkel Demit: Gjyqet tek ne janë telenovela

TË FUNDIT

Armiqtë e përjetshëm, takim në Ramazan

Armiqtë e përjetshëm, takim në Ramazan

57 minuta Më parë
Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!

Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!

1 orë Më parë
Ndeshje me rrezikshmëri të lartë: Serbia viziton Podgoricën

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë: Serbia viziton Podgoricën

3 orë Më parë
Google zbuloi se cilët telefona janë në shënjestër të hakerëve

Google zbuloi se cilët telefona janë në shënjestër të hakerëve

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

27/03/2023
Plumba mbi Top Channel në terr të natës

Plumba mbi Top Channel në terr të natës

27/03/2023
Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?

Pse dhe Hipokrati këshillonte agjerimin?

26/03/2023
Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…

Ky libanez, një jetë mbi biçikletë…

26/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist