Lulzim Basha ka deklaruar se është gati të ndryshojë Kushtetutën me një pakt me Edi Ramën, por ka bërë të ditur se do të kishte kushtet e tij që janë të rënda, pasi kërkojnë shkurtimin e numrit të deputetëve dhe rinovimin e Kuvendit një herë në dy vjet në raste të përcaktuara, siç ndodh në SHBA.
Në intervistën e tij në Top Story, Basha u pyet nga Sokol Balla edhe për kritikat e Genc Rulit që në një intervistë për tesheshi.com i bëri kreut të PD-së, por përgjigja ka qenë politike dhe e prerë: “Si pasojë e lidershipit tim denatet në Partinë Demokratike janë më të gjalla si kurrë më parë”…
Meqë jemi në atmosferën e kualifikimit në europian, nuk ka mbetur lider pa dashur të vjedhë fitoren e Kombëtares, ju si u ndjetë?
Nuk dua të bëhem pjesë e hajdutëve politikë. Do t’u thoja atyre që u munduan ta privatizojnë suksesin e vetëm të shqiptarëve në këto dy vite… në rastin që pata kur u ftova në ceremoninë presidenciale, përjetova emocionet që çdo shqiptar i ndjeu pas fitores me Armeninë dhe pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.
Fole me Ilir Metën në ceremoni?
Jo nuk patëm rast.
Çështje mundësie?
Ishte çështje ceremonie. Ishte kombëtarja, ishin ata në qendër të vëmendjes dhe doja dhe duhej të ishin sa më pak politikanët.
Pashë në faqen tuaj në Facebook “Lironi Ballist Morinën”, ndërkohë që Flamur Noka e vizitoi në burg. Ju duket normale që të mbroni faktin që një shtetas shqiptar u kap me armë paleje nga policia shqiptare?
Nuk po e mbroj aspak këtë fakt, por duhet ta njohim që Ballisti, është kërcënuar. Ka marrë kërcënime të shumta. Kujtoni që një biznesmen serbo-amerikan vendosi 1 mln euro për kokën e tij pas dronit në Beograd, ndërsa një kolegu i juaj i Neë York Times raportoi që gjatë intervistës merrte kërcënime. Kishte kërkuar mbrojtje nga policia, por nuk e kishte marrë këtë. Nuk mbështes armëmbajtjen pa leje. Fakti është që simbolika e Ballist Morinës u keqpërdor politikisht dhe arrestimi i tij ishte servilosje ndaj Vuçiç që sërish nuk erdhi. Unë kërkova lirimin e tij pasi Shqipëria ishte kualifikuar sepse ai nuk duhej të mungonte në festën e së nesërmes. i qëndroj mendimit që mbajtja e tij pas hekurave nuk i shërben asgjëje, as shtetit ligjor. Ismail Morina mund të procedohet në gjendje të lirë, sipas rregullave.
Kjo kërkesë ka ardhur edhe nga LSI, ndërkohë që kemi patur edhe një reagim zyrtar të Presidentit, që ka thënë që aministia…
Amnistia jepet kur është dënuar. Unë kërkoj ndjekjen e tij në gjendje të lirë, me qëllimin që të mos mungonte në festën e madhe të fitores.
Është hera e parë në këtë studio pas zgjedhjeve vendore, të cilat koalicioni juaj i humbi. Dy ditë më parë, Berisha tha se për mirë dhe për keq, këto zgjedhje ishin basti i Lulzim Bashës, a ka një argumentim Lulzim Basha se pse humbi këto zgjedhje?
Gjej rastin që të rikthej në vëmendje atë që raporti i OSBE tha dhe shkruajti dhe që përsëriti edhe PE, se çfarë ishin zgjedhjet e 21 qershorit; rrënuan besimin e qytetarëve tek vota e lirë. Ky është një vlerësim dramatik për Shqipërinë në vitin 2015. Raporti detajoi shit-blerjen e votave, angazhimin i kontigjentit kriminal në shëbrim të kandidatëve të mazhorancës, kandidatë të inkriminuar, censura e mediave dhe mbulimi fragmentar i fushatës, siç ishin problemet e rikthyera me listat zgjedhore, apo me manipulimin e sistemit TIMS. Të gjitha këto janë fotografuar nga raporti i OSBE. Ne paraqitëm shumë e më shumë fakte që tregojnë sesi zgjedhjet e 21 Qershorit iu nënshtruan një masakre. Kjo konstatohet në raport, në raport thuhet se ligji është në rregull, por nuk pati vullnet për ta respektuar këtë ligj. Raporti citon kryetarë të mazhorancës për shpërndarje tapish me kandidatët në krahë. Raporti thotë se është shkelur liria e votës dhe ndarja mes shtetit dhe partisë, dy vërejtje që janë për vende në tranzicion, por jo për Shqipërinë në NATO. Këto zgjedhje ishin një mundësi e humbur dhe një abuzim i madh nga qeveria Rama-Meta.
Por ky raport fliste edhe për një progres të madh ama…
Asnjë fjalë, përveç barazisë gjinore, një nismë e jona.
Megjithatë, ata morën 1 mln e 40 mijë vota në 2013 dhe 1 mln e 134 mijë në 2015…
Vota për këshill nuk përfaqëson fuqinë e një partie. Nëse e marrim në rang kombëtar koalicioni qeveritar ka rënë nga 1 mln e 41 mijë vota në 831 vota, ndërsa koalicioni jonë pati një rritje nga 640 mijë vota 677 mijë vota. Ka patur një klimë trysnie të përgjithshme që në disa vende ka qenë e rënduar, në disa vende më pak e rënduar, ka patur një blerje masive të votave.
Le të marrim Tiranën, të tre kandidatët bënë një fushatë qytetare, ku kandidati juaj humbi me mbi 40 mijë vota, ndërsa kandidati i pavarur mori 15 mijë vota.
Nëse duhet të ketë analizë, duhet të ketë kushte të barabarta. Në tiranë u futëm në një disavatnazh prej 90 mijë votash në 2011, dhe prap e ngushtuam me 40 mijë vota. Edhe këtu ka patur shitblerje votash masive. Fakti është që në këto kushte të garës së pabarabartë të një kandidati që harxhoi 2 mln euro vetëm për reklama, edhe në këtë situatë mazhorancs iu ranë votat ndërsa ne përgjysmuam diferencën e vitit 2013.
Ama ju nuk përmendni humbjen…
Ky është spekullim sepse askush në PD nuk ka përmendur fjalën fitore. Ne u futëm në një garë të pabarabartë. Harta u bë në mënyrë të tillë që të përcaktoheshin zgjedhjet në tavolinë. Nuk morëm pjesë në procesin e ndarjes territoriale sepse nuk kishte proces. Ko është një qeveri e fasadës, jo e substancës.
Ka zëra kritikë brenda partisë tuaj. Genc Ruli flet me tone kritike ndaj lidershipit tuaj duke kritikuar mënyrën sesi po trajton PD rezultatin e zgjedhjeve e 21 Qershorit…duket se ka një përplasje në PD.
Në Partinë Demokratike ka debat më shumë se kurrë më parë në historië e saj dhe kjo nuk është aksidentale, por është produkt i lidershipit tim. Sfida kryesore tek e cila besoj, është liria. Dëshira ime është që kjo të tingëllojë si vlerë kudo ku ka demokratë. Hapja, liria e debatit, mendimit ndryshe, rrahjes së mendimeve, liria për të patur mendimet edhe të kundërta, por brenda kornizës së qëndrimëve të PD.
Keni kritika publike për mënyrën si po menaxhoni partinë…
Aty ku shoh vlera të kritikës mësoj dhe marr më të mirën nga kritika, por qëndroj në një taban të fortë vendimesh dhe vizioni se ku do të shkojë PD. Nuk jemi kuturu, unë e di se ku do shkojmë dhe jam i vendosur ta çojmë PD atje.
Sistemi është produkt i një marrëveshje mes ish-kryetarit tuaj dhe kryetarit aktual të PS-së ama…
Fakti është që sot shqiptarët janë më të papërfaqësuar se kurrë. Unë jam i vendosur që vendimmarrjet e rëndësishme në PD mos të jenë në një grusht njerëzish, por të merren përmes konsultimit më të gjerë të mundshëm.
Dalim tek thelbi i problemit, ju thoni që ky sistem është jopërfaqësues dhe ju keni të drejtë. Sistemi i vërtetë përfaqësues është ai mazhoritar, pra njerëzit votojnë për deputetin x në x zonë jeni ju për këtë sistem?
A bën apo nuk bën ky sistem varet nga mënyra si përdoret pushteti. Kemi qenë sistem mazhoritar dhe i kemi ikur për t’i ikur sistemit të të fortëve. Degjenerimi nuk ka ardhur prej sistemit, por prej vullnetit politik. Para se të bëjmë diagnozën e sistemit të shohim se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. A zgjidhet blerja e votave? Kandidimi i personave me të shkuar kriminale? Jo! Duhet të merremi me këto probleme dhe pastaj të merremi me të tjerat.
Sali Berisha ka deklaruar se është e gabuar nëse Rama dhe Basha do të bënin ligje duke patur parasysh atë apo atë parti tjetër. Nuk bëhen ligje në atë formë. Sali Berisha bëri të qartë një lëvizje drejt primit, që do të sillte eleminimin e “king maker”, në këtë rast Ilir Metës.
Nuk është ai synimi im. Synimi im është përfaqësimi i shqiptarëve sa më mirë. Ka një elitë intelektuale, politike dhe kulturore të vendit të ndarë.
Oferta e Bashës për reformën elektorale, cila është?
Oferta është “do or die”! Bëni zgjedhje të vërteta për zgjedhje të lira, që janë çështje vullneti politik, nuk është çështje ligji, s’është çështje teknike. Shqiptarët nuk janë adhurues të kriminelëve. Ne mund të jemi afër bërjes së një ligji konsensual, por a i zgjidh ai punët?
Cili është sistemi që mendoni se mund të korrigjojë më shumë problemet zgjedhore, versioni i proporcionalit me prim mund të merret në konsideratë?
Duhet vullnet politik, nuk është çështje sistemi. Ka një mosbesim të thellë tani më shumë se kurrë dhe testi i parë për të afruar palët është testi i dekriminalizimit. Komunikimi publik i kryeministrit tregon një mungesë vullneti për të zbatuar një ligj konsensual të dekriminalizimit. Është një problem shumë i thellë.
Ju po shkoni drejt një ligji të përbashkët, do ta përfshini çështjen e drogës?
Çfarë problemi ka? Nuk shoh asnjë problem. Është në kërkesat tona për të arritur një konsensus ku përfshihet edhe testi i drogës. Jemi afër dhe shpresoj të shkojmë me ligj konsensual në Parlament.
Në Shqipëri zgjedhjet nuk fitohen, humben. Këtë e kemi parë për 25 vjet ku rrallë një parti të ketë një ofertë serioze, p.sh, PD ka që në janar që është përqendruar në sulmet kundër Metës.
Në fokus të vëmendjes tonë ka qenë dyshja Rama-Meta, secili ka peshën specifike. Çështja e opozitës së PD është zgjidhur që në fillim opozitë ballore dhe të pandashme në Rama dhe Meta. Metës mund t’i pëlqejë, të thotë që më kanë veçuar mua, por metën e kanë veçuar rrethanat, nuk e kemi vecuar ne. Nuk mund të rrinim në heshtje për çështjen Doshi dhe aferën CEZ. Opozita ka qenë ballore dhe e pandashme sepse edhe këta të dy janë të pandashëm për zullumin që po shkaktojnë.
Afera CEZ ka dy aspekte, atë penal po ka edhe një aspekt të korrupsionit politik. Jeni akuzuar ju dhe qeveria juaj që në 2009 afruat CEZ për të pranuar aplikimin dhe Edi Rama që ra dakort për marrëveshje për të marrë statusin. Jo! Privatizimi nisi 1 vit e gjysmë para marrjes së presdencës nga çekët, në privatizim në rreshtimin e tyre. E dyta ishte edhe ENEL-i dhe nuk bëri asnjë ankesë, asnjë kompani nuk u ankua për procesin e privatizimit, përkundrazi me shkrim vlerësuan procesin e privatizimit si ndër më të suksesshmin në Europën Lindore. Kjo nuk krahasohet me akuzat e tjera, që nuk i bëmë ne. KLSH ka bërë punën e vet dhe ka bërë një raport dhe Gjiknuri nuk jep asnjë argument, thotë KLSH është PD. Nuk shkon kjo. Të gjithë janë të shqetësuar për këtë, avokatët tanë ndërkombëtarët, gazetarët e rrjetit BIRN, opozita, KLSH, qytetarët kërkojnë përgjigje, të vetmit që nuk janë të shqetësuar janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Pse e bënë të pamundur hetimin në marrëveshje?
CEZ është një aferë që ka nisur në janar të 2013, përse nuk e çuat në arbitrazh për 6 muaj në pushtet?
Në arbitrazh çështja shkoi nga qeveria Berisha. Ahmetaj edhe stilin, edhe divulgimin e ka njësoj si shefi i tij dhe këta mendojnë se me gënjeshtra mund t’ia hedhin. Çështjen në arbitrazh e çoi qeveria Berisha dhe e tërhoqi Edi Rama. Kjo është një gënjeshtër. Qeveria Berisha e çoi çështjen në arbitrazh. Ka patur fërkime gjatë gjithë kohës me CEZ. Kishim një vit në luftë me CEZ. Kjo u kthye në një luftë që bëhej në sytë e publikut.
Pse kërkoni hetim ndërkombëtar, pranim i dështimit të Adriatik Llallës si kryeprokuror?
Nuk parashikohet që të vijë një prokuror ndërkomnëtar dhe të marrë çështjen, çështja të hetohet nga prokurorë shqiptarë, por me ndihmë të specializuar ndërkombëtare. Këtë kërkojmë ne.
A do takoheshit me Edi Ramën për të diskutuar dekriminalizimin, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore?
Në formimin tim nuk jam dhe s’kam qenë asnjëherë kundër takimit për të zgjidhur problemet e njerëzve.
Në fillim të këtij sezoni politik keni folur për një pakt, përse bëhet fjalë?
Për dekriminalizimin.
Ju nuk jeni kundër informalitetit besoj?
Ç’luftë?! Këtyre u mungojnë 35 mln dollarë në muajin shtator, në muajin e aksionit. Kanë humbur 250 mln dollarë që nga janari e këtej. Kjo është vjedhje dhe nuk është thjeshtë evazion.
A do hynit në koalicion me LSI-në?
PD nuk synon pazare për pushtet, por t’u japë një alternativë shqiptarë për të cilën po punojnë për programin, ekipin dhe brenda programit pjesën politike dhe ekonomike.
Jeni për tkurrje të numrit të deputetëve në Parlamentin shqiptar?
Unë jam për tkurrjen e deputetëve në Parlamentin shqiptar ku të përfaqësohet çdo shqiptar përmes demokracisë së re pjesëmarrëse.