Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Lufta finale” mes Ramës e Metës hodhi gjylet e para: këmbësoria hyn pas bombardimit

by Te Sheshi
16/10/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“Lufta finale” mes Ramës e Metës hodhi gjylet e para: këmbësoria hyn pas bombardimit

Që prej shpërthimit të bombës së CEZ-it, ku doli emri i Ilir Metës, përplasja ndërmjet kreut të LSI-së dhe kryeministrit të vendit po zhvillohet me taktika lufte të tërthorta, duke dhënë sinjale të kthimit dhe në betejë frontale.

Sokol Balla shkroi dje se lufta tashmë ka filluar, duke theksuar se Meta po e sulmon Ramën tek njerëzit e tij më të rëndësishëm në qeveri, siç janë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Por ditën e sotme kësaj liste iu shtua edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Janë pikërisht këta njerëzit që Meta nuk i do në qeveri. Dhe, si për ta vërtetuar këtë, mjafton të shikosh linjën e egër të ndjekur vetëm javët e fundit nga dy qarqe mediatike të gjendura pranë kreut të Kuvendit.

Gazetat Sot dhe Koha Jonë, të përvijuara prej një viti si media pranë mazhorancës, tashmë i kanë hedhur “gjylet” e rënda të artilerisë kundër njerëzve më të afërt të Edi Ramës. Gazeta Sot e ka hapur faqen e parë të numrit të 16 tetorit me një batare sulmesh ndaj Gjiknurit, Tahirit dhe Canit, që i kalojnë edhe caqet e përdorura në sulmin e përditshëm nga media e opozitës.

Por kjo është vetëm në njërën anë, Pasi, paralelisht, edhe media pranë Ramës i ka dhënë vend një lajmi që i djeg shumë kreut të Kuvendit. Dhe bëhet fjalë për vendosmërinë e Kastriot Ismailajt të DIA-s që të vazhdojë betejën me CEZ-in në arbitrazhin ndërkombëtar. Betejë që në thelb synon pikërisht hapjen konkrete dhe reale të një hetimi ndërkombëtar në sytë e mbarë opinionit publik. Çfarë ka më rëndësi është se bëhet fjalë për një proces, dhe jo thjesht për një hetim, i cili mund të zbehet rrugës.

Dhe pikërisht kjo lëvizje ka sjellë një sulm frontal prej kret të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskajt, i cili e paditi ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri, për marrëveshjen që shmangu arbitrazhin mes kompanisë çeke dhe shtetit shqiptar. Marrëdhëniet mes Bujar Leskajt dhe Ilir Metës kanë qenë gjithnjë të mira, madje një vit më parë kreu i Kuvendit ka deklaruar në programin televiziv Top Story se ai e përkrahte një mandat të dytë për kreun aktual të KLSH-së, të cilit i mbaron tani mandati aktual.

Por ç’ndodh mes kësaj mazhorance në luftë të hapur: Ilir Meta synon t’i largojë njerëzit e padëshiruar nga ai prej qeverisë Rama, ndërsa kryeministri nuk dëshiron t’u japë duart atyre që i cilëson si asete të organit të tij qeverisës. Teorikisht, Edi Rama nuk i ka numrat, dhe nuk mund të bëjë pa një pakt me Metën, që, nga ana e tij,  në mos shkoftë gjer te zbatimi i plotë i kërkesave të tij, lë hapësirë për një marrëveshje “optimale”.

Por burime pranë qeverisë bëjnë të ditur se Edi Rama ka qenë mjaft i qartë: o në këtë skemë që është vendosur në vitin 2013 sipas marrëveshjes së 1 prillit, ose një pakt i ri në kushtet e reja. Veçse sot ky pakt do të bëhej tërësisht në një situatë tjetër, dhe që varet shumë nga ndërkombëtarët, të cilët po e bindin Lulzim Bashën të bëjë me Ramën marrëveshjen e madhe jo vetëm të miratimit të reformës në drejtësi, por edhe të ndryshimit të Kushtetutës. Dhe që në thelb, si pikë të tretë dhe më kryesore, ka zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të jetë një zgjidhje ndërkombëtare, por i dalë me votat e përbashkëta të Ramës dhe Bashës.

Dhe nëse ndodh kjo, atëhere do të kemi një konfigurim krejt të ri të politikës shqiptare, me një pol të fuqishëm, që do të sjellë kushte të reja edhe në kuadrin e një marrëveshjeje të rinovuar mes Ramës dhe Metës. Ndaj presioni i kreut të LSI-së bëhet para se kjo marrëveshje të nënshkruhet. Kjo, me qëllimin për ta kushtëzuar, apo për të hyrë në mes, edhe pse ai e ka parë veten gjithmonë të mënjanuar në marrëveshjet e mëdha. Ashtu ndodhi në 2002-shin mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës për zgjedhjen president të Alfred Moisiut, dhe mes Sali Berishën e Edi Ramën në vitin 2008 për ndryshimet kushtetuese dhe për krijimin e një “republike kryeministrore”. Para pak kohësh theksohej në faqen tonë se jemi para “luftës finale” midis PS-së dhe LSI-së, e cila nuk kujdeset shumë për të ashtuquajturat dëme anësore, por për terrenin dhe plaçkën që fitohet në fund. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Bëhet “i gjallë” ish-komandant Remi: Kuvendi t’i kthehet normalitetit, koha për ndryshime në qeveri

Bëhet “i gjallë” ish-komandant Remi: Kuvendi t’i kthehet normalitetit, koha për ndryshime në qeveri

Hoxhë Kalaja replikon me priftin Dom Meta: Shkodran Mustafa veproi drejt me shishen e birrës. Lum nana që e rriti!

Hoxhë Kalaja replikon me priftin Dom Meta: Shkodran Mustafa veproi drejt me shishen e birrës. Lum nana që e rriti!

Raul “gozhdon” këpucët: paralajmëron lamtumirën nga futbolli

Raul “gozhdon” këpucët: paralajmëron lamtumirën nga futbolli

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni