Interpol Tirana ekstradoi nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dy shtetas të dënuar përkatësisht me 8 vite burg dhe 6 muaj për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Dhuna në familje”.
U ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi Artan Prenga, vjeç 39, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese në bashkëpunim.
Ndërsa shtetasi Ajet Kariçi, vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. /tesheshi.com/