Firma tajvaneze Razer ka krijuar veshje që përmbajnë 88 përqind të plastikës së ricikluar. Materialet janë hequr nga detet dhe oqeanet në të gjithë botën.
Linja e re e veshjeve përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit. Gjithashtu po përpiqet të tërheqë vëmendjen për faktin se çdo vit rreth 8 milion ton plastikë përfundojnë në oqeane, e cila kontribuon në ndryshimin e klimës dhe kërcënon furnizimin tonë të ushqimit.
Mbeturinat plastike ndikojnë në ngrohjen globale, por edhe në botën e gjallë në dete dhe oqeane. Nga viti në vit, gjithnjë e më shumë kafshë vuajnë nga efektet e ndotjes.
Kjo nuk është lëvizja e parë e tillë nga Razer. Në tetor, Razer u bashkua me Conservation International për të mbledhur para për të shpëtuar pyjet e botës, shkruan PC Gamer.
Për secilën pjesë të veshjeve, Razer përdor rreth një kile plastike të ricikluar. Numri i artikujve është i kufizuar dhe vetëm 1,337 copë do të jenë në shitje. /tesheshi.com/