Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka kryer gjatë ditës së mërkurë 16 inspektime të institucioneve private shëndetësore, me qëllim të verifikimit të zbatimit të ligjshmërisë në to dhe mënyrës së funksionimit.
Pas përfundimit të inspektimeve, Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur 9 prej institucioneve të inspektuara, disa për shkak të mungesës së licencës, por edhe për shkak të parregullsive të tjera.
Institucionet e mbyllura, në kundërshtim me ligjet e shëndetësisë kanë ofruar shërbime shëndetësore nga fusha e stomatologjisë, shërbime laboratorike, të mjekësisë familjare, otorinolaringologjisë, etj.
Përveç mbylljes nga ana e Inspektoratit Shëndetësor, këto institucione do t’u nënshtrohen edhe gjobave të tjera të parapara me ligjet në fuqi. /tesheshi.com/