Të rinjtë emigrantë në të gjithë Europën janë angazhuar në aktivitete dhe projekte të cilat i shërbejnë bashkëjetesës midis tyre dhe vendasve. Projektet e tyre përfshijnë ide gjeniale për të luftuar racizmin dhe stereotipet e ndryshme që lidhen me kulturën e vendit nga emigrantët vijnë.
Zbuloni idetë e tyre fantastike dhe pse jo, frymëzohuni për të bërë diçka të ngjashme në komunitetin tuaj!
1. THE ANTI-RUMOUR STRATEGY/Strategjia kundër zhurmës
Kjo është një nisëm e ideuar nga një rrjetëzim bashkishë në Spanjë e cila synon rritjen e vetëdijësimit rreth sjelljeve raciste, luftimin e stereotipeve në lidhje me emigrantët gjë që cënon dhe bashkëjetesën në vend.
2. OPEN MOSQUE/ Xhami dyerhapur
Ky është një aktivitet që organizohet një herë në vit gjatë muajit Ramazan e mbështetur nga qyteti i Torinos. Të gjitha qendrat islame vendase hapin dyert e tyre dhe mirëpresin vizitorë që duan të dijnë më shumë për muslimanet e vendit në një iftar të përbashkët. Kjo nisëm ka për qëllim të thyej paragjykimet ne lidhje me Islamin dhe xhamitë dhe të përmisojë marrëdhëniet mes fqinjëve në këtë qytet, por dhe të forcojë marrëdhëniet mes përfaqësuesve të fesë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, punonjës policie, politikbërësit, aktivistët etj.
3. I AM A STRANGER UNTIL YOU GET TO KNOW ME/ Unë jam një i huaj derisa ti fillon të më njohësh
Inspektorati i Përgjithshëm rumun për emigrantët ka nismuar një fushatë me qëllim që të sqarojë ndryshimet kulturore si dhe përfitimet që ka një vend mirëpritës nga strehimi i refugjatëve. është një projekt në lidhje me mënyrën e perceptimit ndaj disa personave të një kulture në veçanti si dhe reagimet dhe sjelljet që lindin si pasojë e këtij perceptimi, që në të shumtën e rasteve ndikohet negativisht nga propaganda mediatike.
4. LINZ VERBINDET/Linz Bashkon
Që prej vitit 2018, qytetit Linzit (Zyra për Zhvillim i Bashkisë së qytetit) ka themeluar projektin“Linz connects/Linz bashkon” („Linz verbindet“), me qëllim krijimi i një ure bisedimi dhe bashkëpunimi midis shoqatave austriake dhe të emigrantëve. Nisma promovon punën vullnetare të emigrantëve si dhe rrit solidaritet mes tyre dhe vendasve.
5. FACE FORWARD …INTO MY HOME/ Kthehu Përballë…Shtëpisë time
Ky është një projekt interesant që përqëndrohet në jetët e emigrantëve të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe po mundohen të rifillojnë një jetë të re në Greqi. Ky projekt përfshin seminare me rrëfime ngjarjesh, ekspozitë arti bashkëkohor si dhe ekspozitë pikturash dhe fotografishë të refugjatëve në Greqi që kërkojnë azil. Në thelb me këtë projekt synohet të rrëfehen ngjarje të vërteta përtej shifrave që propagandohen.
Përgatiti Nada Dosti – /tesheshi.com/