Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange, i cili është në një burg britanik, u ankua se ai dëgjoi zëra dhe muzikë dhe po mendonte të vetëvritej.
Kjo u konfirmua nga psikiatri i tij Michael Kopelman gjatë një seance në një gjykatë në Londër e cila po shqyrton kërkesën amerikane për ekstradimin e tij, raporton France24.
Kopelman tha se ai kishte biseduar me Assange gati 20 herë dhe më pas e kuptoi se ekzistonte rreziku që ai do të ishte gati të vriste veten nëse ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.
Ai theksoi se ish-hakeri ka “depresion të rëndë” dhe “simptoma psikotike”.
Assange i tha psikiatrit se ai dëgjoi zëra që i thoshin “ju jeni pluhur, ju keni vdekur, ne do të vijmë për ju”.
Partnerja e Assange, Stella Moris, gjithashtu shprehu frikë se ai mund të vriste veten.
Kujtojmë: Assange u arrestua në prill 2019 pasi kaloi shtatë vjet në ambasadën kuadoriane ku u fsheh pasi shkeli kriteret e lirimit me kusht.
SHBA e akuzon atë për rrezikimin e burimeve të shërbimeve amerikane.
Ai akuzohet për spiunim kundër Shteteve të Bashkuara, ku përballet me 175 vjet burg për publikimin e më shumë se 700,000 dokumenteve konfidenciale në lidhje me veprimtaritë ushtarake dhe diplomatike të SHBA që nga viti 2010, veçanërisht në Irak dhe Afganistan. /tesheshi.com/