Skena tipike si ato të Mianmarit, ku budistët sulmojnë mulsimanët, janë shfaqur së fundi në Indi, pikërisht në New Dehli, e kjo ditën kur aty qe për një vizitë vetë Presidenti Trump.
Një protestë e muslimanëve kundër ligjit të shtetësië (Akti i Qytetarisë), i cili pretendohet të jetë kundër tyre, i cili pritet të lërë mijëra pa nënshtetësi nga kjo popullsi në shtetin hindu, ka çuar në përleshje e deri djegie xhamish nga masa hindush të dala jashtë kontrollit, duke pasuar dhe me brutalitet nga ana e tyre.
Numri i viktimave nga ana e muslimanëve ka shkuar në 20 gjatë këtyre orëve, ndërkohë që në rrjete ofrohen pamje të përzishme keqtrajtimesh në rrugë.
Horrific! Injured people are laying down on the ground and they are forced to sing the national anthem.
Security forces record them, beating them and shout "freedom". #DelhiBurning #DelhiViolence #India #DelhiIsBurning #DelhiPolice #TrumpIndiaVisit pic.twitter.com/qrUWTrrz0g
— DOAM (@doamuslims) February 24, 2020
Trazirat filluan që të dielën pasi mbrojtësit e Aktit të Qytetarisë (CAA), i miratuar nga parlamenti në dhjetor, filluan të sulmojnë ata që u mblodhën për të protestuar kundër tij.
AAC-ja është etiketuar anti-muslimane dhe ka ngjallur një valë proteste në Indi, kryesisht nga muslimanët. /tesheshi.com/