Ndeshja e djeshme mes shqiptarit Denis Nurja dhe kolumbianit Placido Ramirez, në parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë, pati një kthesë të pamenduar.
Boskieri shqiptar ka mbetur i lënduar në këmbë dhe është drejtuar drejt qoshes së ringur duke çaluar. Por arbitri nuk e ka vënë re problemin që ka e ndaj ka bërë shenjë që ndeshja të vazhdojë.
Nga kjo ka përfituar boksieri kolumbian, duke e goditur Nurjan në pamendje totale. Dhe kaq u desh që turma e tifozëve të hyjë në ring për të grushtuar e shkeluar kolumbianin, me Denis Nurjan gjithsesi në përpjekje për ta mbrojtur.
Ndeshja u ndërpre dhe nuk pati fitues.
Shikoni videon:
Boxing in Albania be like: You hit me… We hit you 🤣🤣 pic.twitter.com/HP2LaxIePM
— Himara.gr (@HimaraGr) November 19, 2023