Bordi Disiplinor i UEFA-s ka filluar procedurat kundër federatës kosovare dhe malazeze pas përballjes së tyre pak ditë më parë në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të grupit për Euro 2020.
Federata Malazeze e Futbollit është nën akuzë për hedhjen e sendeve në fushë dhe rrëmujë në stadium, incidente që ndodhën në minutën e 8 të ndeshjes ë.
Por në raportin e delegatëve thuhet se dhe tifozët vendas provokuan tifozët malazezë, pas së cilës pati një përplasje mes këtyre të fundit dhe forcave të sigurisë.
Ndaj, procedime disiplinore janë iniciuar edhe kundër Federatës së Futbollit të Kosovës.
Vendimi përfundimtar do të merret në seancën tjetër, që do të mbahet në 21 nëntor. /tesheshi.com/