Nuk ka shkuar siç duhet dita e ditë e vizitës së presidentit Bajram Begaj në Kosovë.
Me axhendë takimin me krerët e partive kryesore, në rastin e LDK-së ka ndodhur një incident.
LDK pretendon se presidenti i ri Begaj ka refuzuar që të zhvillojë një takim me drejtues të kësaj partie në selinë e saj, përkundër asaj që ka ndodhur më parë në raste të ngjashme.
“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët institucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në një deklaratë
Në reagimin e saj, LDK e quan të pazakontë reefuzimin e Begajt për t’u takuar me drejtues të kësaj force politike në selinë e tyre.
“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë. LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar, siç ka qenë përherë”, thuhet më tej. /tesheshi.com/