Rreth 100 minatorë mbetën të bllokuar në një galeri rreth 700 metra në thellësi nga sipërfaqja e tokës.
Shkak ishte një defekt në rrjetin elektrik që çoi në ndërprerjen e energjisë, ku rreziku më i madh vinte nga ventilimi, pra mungesa e ajrit. Por për fat, Trepça ka dhe një ventilim natyral.
Megjithatë, ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë sipas asaj çfarë informoi drejtori Shukri Sadiku.
Në fillim u nxorrën 26 minatorë, e më pas dhe të tjerët, duke bërë që të evitohet një tragjedi. /tesheshi.com/