Ndërsa beteja elektorale për kandidatët në të gjitha bashkitë e vendit ka ditë që ka nisur, nuk kanë munguar as incidentet elektorale, të cilat karakterizojnë shpesh çdo betejë të këtij lloji.
Një e tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Pukës, ku një takim i rastësishëm i shtabeve elektorale ka degjeneruar në sharje e ofendime mes mbështetësve të majtë e të djathtë në këtë qytet.
Në këtë incident kanë qenë të pranishëm edhe kandidati i ASHE për Pukën, Gjon Gjonaj, si dhe ai i APPD-së, Rrok Dodaj.
Kanë qenë pikërisht këta të fundit ata që kanë mundësuar që sherri të mos degjenerojë në përplasje fizike dhe në konfliktim të ashpër me grushte mes militantëve e mbështetësve partiakë. /tesheshi.com/