Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Inate politike alla shqiptare: ja si qytetarët e Prishtinës vuajnë “armiqësinë” Qeveri-Komunë

by te Sheshi
12/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Inate politike alla shqiptare: ja si qytetarët e Prishtinës vuajnë “armiqësinë” Qeveri-Komunë

Nga Bashkim Kastrati

Fitorja e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Komunën e Prishtinës ka qenë sa e pa pritshme aq edhe ndoshta e padëshiruar nga partitë tjera më të mëdha. Në këtë kontekst bashkëpunimi i Komunës së Prishtinës me nivelin qendror nuk ka qenë në nivelin e duhur gjatë mandatit të Shpend Ahmetit si kryetar i Prishtinës. Komuna e Prishtinës ka pasur përplasje të kohëpaskohshme me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, me Ministrinë e Financave për rastin e blerjes së autobusëve, me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të rrugëve etj.

Të shpeshta kanë qenë edhe replikat me Ministrinë e Drejtësisë, përkatësisht me zëvendësministrin Lirak Çelaj, i cili është asamblist në Komunën e Prishtinës. Asamblist në Komunën e Prishtinës është edhe Ministri i Zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi. Mbajtja e dy posteve të tilla në Kosovë nuk është e ndaluar me ligj.

Por dihet se mbledhjet e Kuvendit Komunal të Prishtinës shpesh shoqërohen me tensione të mëdha ndërmjet asamblistëve të PDK-së, LDK-së me asamblistët e Vetëvendosjes dhe kryetarin Ahmeti.

Hipotetikisht paradite asamblistët Stavileci dhe Krasniqi mund të përplasen me kryetarin Shpend Ahmeti, ndërsa pasdite të takohen në cilësinë e ministrave për të diskutuar për projekte të përbashkëta. Një fakt i tillë shpesh ka shkaktuar debate mbi objektivitetin e ministrave në raport me Komunën e Prishtinës.

Krerët e Komunës së Prishtinës në vazhdimësi kanë deklaruar se nuk kanë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, por përkundrazi kanë pengesa të natyrave të ndryshme.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka bërë asgjë për Ligjin për Prishtinën, i cili do të rregullonte shumë gjëra në kryeqytet dhe kryetarit do t’i jepte më shumë kompetenca.

Kryeministri Isa mustafa, derisa ishte në krye të Prishtinës në vazhdimësi ka kërkuar Miratimin e Ligjit për Prishtinën. Ai këtë ligj e konsideronte të domosdoshëm për zhvillimin e qytetit të Prishtinës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në mungesë të këtij ligji, thoshte se ka pengesa të mëdha në punën e tij, ndërsa vazhdimisht akuzonte Hashim Thaçin (në atë kohë Kryeministër i Kosovës) se po e bllokonte këtë ligj qëllimisht për të penguar sukseset që mund të arrinte Komuna e Prishtinës në krye me Mustafën.

Edhe pse më shumë se kushdo Isa Mustafa e dinë rëndësinë e ligjit në fjalë, deri më tani ky ligj nuk është miratuar, ndërsa këtë punë në dorë e ka Isa Mustafa  si kryeministër i vendit, pasi që mund ta shtyjë përpara këtë ligj, pasi që tani ka fuqi ta bëjë këtë.

Përplasje edhe me Ministrinë e Infrastrukturës

Ky mosbashkëpunim i institucioneve të nivelit qendror me atë të nivelit lokal në Prishtinë, si duket po bëhet për inate dhe kalkulime politike, ndërsa pasojat e kësaj i vuajnë qytetarët. Këto përplasje ndikuan që për një vit të mos aprovohej kërkesa e Komunës së Prishtinës për kredi për blerjen e autobusëve të ri. Kjo përudhë u karakterizua me akuza të ndërsjella ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave, në krye të së cilës është Avdulla Hoti, i cili ishte nënkryetar i Komunës së Prishtinës para mandatit të Shpend Ahmetit. Megjithatë në javët e ardhshme pritet që një numër i autobusëve të ri të vijnë në Prishtinë.

Ministria e Infrastrukturës është ndër njëra nga institucionet që nuk ka pasur fare bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Prej vitit 2013 asnjë projekt rrugor nuk është realizuar përmes bashkëfinancimit të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Të dyja institucionet kanë fajësuar njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie për bashkëpunim në këtë drejtim, duke hedhur akuza se kjo ka ndodhur për arsye politike.

“Ministria e infrastrukturës nuk përkrahu asnjë projekt të Komunës së Prishtinës”

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu ka thënë për tesheshi.com se Ministria e Infrastrukturës nuk ka ofruar asnjë bashkëpunim konkret për të realizuar projekte infrastrukturore.

“Komuna e Prishtinës deri më tani nga Ministria nuk  ka marre  mbështetje për asnjë projekt të infrastrukturës rrugore. Arsyeja mund të jetë politike apo tjetër, mirëpo e vërteta është se nuk ka pasur bashkëpunim deri më tani”, thotë Mullafazliu.

Ajo thotë se Komuna e Prishtinës ka pasur shumë takime me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë vet ministrin dhe këshilltarët e tij dhe ka bërë kërkesa konkrete për financim të rrugëve nga kjo ministri.

“Kemi kërkuar ndërtimin e rrugës Stallovë- Zllashë- Viti e Marecit me gjatësi 10 kilometra, pastaj rrugën Rimanishtë-Siçevë, Rimanishtë-Sharban dhe për asnjërën nga këto nuk kemi marrë përgjigje. Në takimin e përbashkët me Kryetarin Ahmeti dhe Ministrin në fillim të këtij viti, jemi dakorduar në parim për disa projekte me bashkëfinancim. Ato janë zgjerimi i rrugës së Veternikut, një pjesë e unazës nga rruga për Fushë Kosovë që lidhet me autostradën, një rrugë prapa “Albi Mall” që lidhet me Veternikun, rrugën Hajkobillë-Zajçec-Tugjec, në gjatësi 12 kilometra, zgjerimin e rrugës Steskë-Mramor-Grashticë”, theksoi Mullafalziu.

Zëdhënësja Mullafazliu thotë se për projektet në fjalë, Ministria e Infrastrukturës ka premtuar se do t’i bashkëfinancoi, por deri më sot nuk është bërë asgjë në këtë drejtim nga kjo ministri.

“Ministri pati premtuar që punimet në Vetrnik do të fillojnë pranverën që kaloi. Të gjitha këto rrugë që u përmendën janë të projektuara nga Komuna e Prishtinës. Ne ende po presim për nënshkrimin e memorandumit të bashkëfinancimit, mirëpo deri tash asnjëra nga këto projekte as që ka filluar”, u shpreh Mullafazliu.

Për të njëjtën çështje me 2 nëntor të këtij viti, tesheshi.com ka dërguar pyetje edhe në zyrën për informim të Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe pas pritjes për 8 ditë pune dhe ridërgimit të pyetjeve, nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje. /tesheshi.com/

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Fantazi dhe humanitet norvegjez: shtëpi siriane në një dyqan për të treguar tmerret e luftës

Fantazi dhe humanitet norvegjez: shtëpi siriane në një dyqan për të treguar tmerret e luftës

Egjipti i dorëzohet FMN-së, miratohet huaja 12 miliardë dollarë

Egjipti i dorëzohet FMN-së, miratohet huaja 12 miliardë dollarë

Dekorimi i ballistëve, ish-të përndjekurit kurbinas: t’lumtë or President! (por bëjnë dhe një gafë në deklaratë)

Dekorimi i ballistëve, ish-të përndjekurit kurbinas: t’lumtë or President! (por bëjnë dhe një gafë në deklaratë)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni