Debatit politik të ditës në Kosovë, i është bashkangjitur dhe imam Shefqet Krasniqi, figurë e njohur fetare, i cili njihet për deklarimet e tij që më pas shndërrohen në debate publike.
Dhe ndërkohë që ish-kreu i Vetvendosjes Albin Kurti ndodhet në burg, imam Krasniqi ka deklaruar në një variant “profetik” se ai një ditë do të jetë kryeministër i Kosovës ose president.
Këtë opinion, ai dha gjatë një emsioni pas pyetjes së një personi rreth asaj që Albin Kurti ka theksuar se do të lejojë bartjen e shamive në institucionet shkollore kur forca e tij politike të udhëheqë Kosovën.
Imam Shefqet Krasniqi është parë me respekt nga disa figura politike, siç është ish-kryeparlamentari Nexhat Daci; po ish-kryeparlamentari tjetër, Jakup Krasniqi; ish-ministrja e sot kryekomunarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila; e padyshim Albin Kurti. /tesheshi.com/
Ndiqni deklaratën e tij: