Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një gjobë dhe për Daj Xhafën, argjendarin e të pamundurve: nuk kishte kasë fiskale!

by te Sheshi
15/12/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Një gjobë dhe për Daj Xhafën, argjendarin e të pamundurve: nuk kishte kasë fiskale!

Nga Bardha Nergjoni

Në Elbasan të gjithë e njohin daj Xhafën. Kush ka kërkuar një bizhuteri apo qoftë të ngjisë apo të riparojë diçka, ka gjetur një zanatçi nga ata të vjetrit fare, megjithëse ende nuk i ka mbushur 60 vjeç. Xhafa nuk e ka trashëguar profesionin, nuk ka traditë fisi në punimin e bizhuterive, por e nisi këtë zanat pasi mbeti pa punë me ndryshimin e sistemit komunist. Si në kohët e shkuara ai punoi si “çirak” pranë një argjendari të vjetër të Elbasanit, Hyqmet Xherrit, ku edhe arriti ta “vjedhë” zanatin me të cilin mban familjen. Por më shumë bën të ndjehen mirë të varfërit, njerëzit me pak para dhe ata që kërkojnë diçka unike nga duart e Xhafës. Ai përdor ende rrugën e vjetër, si shkrirja e metalit në dru apo mjetet e zakonshme të formave apo çekiçin tradicional.

12394531_10206414617138848_2034947443_o

Xhaferr Hasa ka filluar të merret me këtë punë më shumë se 20 vjet më parë dhe arrin t’i bëjë të gjitha punët e dorës, që njerëzit vetë e kanë të pamundur t’i riparojnë. Tek Xhafa klientët nuk shkojnë vetëm për bizhu, pasi duart e tij riparojnë gjithçka të mundshme deri tek syzet apo çantat. Ndër vite është kthyer në mjeshtër të prodhimit të simboleve kombëtare.  I punon me shumë dëshirë hartat, flamujt, shqiponjat që i kërkojnë të interesuarit pas këtyre simboleve. Ustai ka pasur ditë mjaft të mira kur fitimet ishin të bollshme, ndërsa tani puna ka rënë edhe pse optimizmi në sytë e tij nuk mungon. Radhën e kontrolleve për kasë fiskale e pati edhe ustai i lirë i Elbasanit. Për mungesë kase, edhe pse ishte i licencuar, mori një gjobë 50 mijë lekë.

12394525_10206414617338853_1654517440_o

Kjo shumë për të ishte një goditje e fortë, jo vetëm se e ka të pamundur ta paguajë me aq sa fiton, por edhe sepse e konsideron veten qytetar model dhe zanate të tilla sipas tij duhet të kenë mbështetjen e shtetit, e jo t’i priten krahët siç ndodhi edhe me të. Punimet e duarve të Xhafës i kërkojnë ngado. Së fundi një shqiptar i Zvicrës i ka premtuar që do ta mbështesë që edhe ai të largohet e të punojë diku tjetër ku puna e tij vlerësohet edhe nga shteti. Ai nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme për të treguar por popullariteti që  ka jo vetëm tek qytetarët e Elbasanit të lë pa fjalë. Të gjithë e njohin, të gjithë e duan këtë zanatçi të rrallë, që me duart e tij dhe përkushtimin i fal njerëzve kënaqësi e merr në këmbim emocione pozitive.

Si e keni nisur këtë zanat?

Ka punuar për 13 vjet magazinier. Të bëhesha argjendar më erdhi në mendje pasi mbeta pa punë me ndryshimet demokratike.  Për mësimin e këtij lloj zanati i jam mirënjohës argjendarit të vjetër, Hyqmet Xherrit, në lagjen Kala të Elbasanit. Kam qëndruar me të për dy vjet e më pas jam shkëputur. Sigurisht që askush nuk ta jep zanatin vetë, do të duhet ta vjedhësh. Edhe sot, ta pyes ustain tim për diçka, nuk më tregon.

Si është të jesh argjendar në kohët e sotme?

Tek kjo lagje jam vendosur qysh në 97-tën e nuk kam lëvizur më. Për shumë vite kam pasur punë me bollëk. Të gjithë thonë se për zanatet nuk ka shumë punë, por unë mendoj të kundërtën. Sekreti im është tek puna që bëj pasi mendoj se njeriu duhet të vrasë vetë mendjen për të realizuar diçka e jo t’i marrë ato të gatshme ose t’i kopjojë. Sigurisht që vitet e fundit ka rënë pasi jemi edhe ne në krizë. Tani rrallë herë hyn njeri në dyqanin tim, por kur hyn unë bëj gjithçka që ai të mbetet i kënaqur.

12394744_10206414617258851_356435927_o

Çfarë realizoni në punishten tuaj të vogël?

Unë bëj çdo lloj pune që ma merr mendja që e realizoj. Bëj unaza, vathë, ngjis çdo lloj bizhuterie, riparoj çdo gjë. Kam punuar dhe me filigramë.

Shqipëria e Vërtetë me siglën e Pavarësisë+Më kërkojnë shumë simbolet kombëtare, hartën e Shqipërisë etnike, flamuj e çdo gjë që konsiderohet me vlerë kombëtare. Më mjafton të më japësh një skicë çfarë do dhe unë e bëj në materialin që kërkon. Madje njerëzit më vijnë shpesh për shumë riparime që nuk kanë lidhje me bizhuteritë. Dje më erdhi një i moshuar, të cilit i riparova syzet. Lumturia më e madhe ishte urimi i tij pasi vendosi sërish syzet dhe më falenderoi.

Ju në përgjithësi merrni shumë pak para për punën që bëni, më pak se vlen. Nuk e vlerësoni punën tuaj?

Jo se nuk e vlerësoj punën pasi shumë të tjerë e kanë vlerësuar atë që bëj e më kanë kërkuar edhe të emigroj. Para pak kohësh një shqiptar që rrinte në Zvicër kur më solli diçka dhe pa punën time, më kërkoi të shkoja në Zvicër e të merresha me punët e dorës atje. Unë jam i lumtur vetëm kur të tjerët kënaqen me punën që bëj. Nëse dikush vjen, është i lumtur, më vlerëson edhe pse nuk ka mundësi. Dua që puna ime t’i lumturojë njerëzit dhe e bëj me pasion çdo gjë që më kërkojnë.

E keni trashëguar këtë zanat tek fëmijët?

Djali im është shkolluar me këtë zanat, por nuk ka durim të bëjë këtë punë. Rinia e sotme do një punë që sjell më shumë para dhe që nuk kërkon kaq shumë mund.  Djali im nuk e fillon dot nga e para këtë zanat sepse kërkohet mbështetje nga shteti. Ai është specializuar në Turqi dhe specializimi e puna që ka mësuar atje kërkon pajisje të shtrenjta. Ato që ai i bën me pajisjet e teknologjisë, unë i bëj me dy vegla të thjeshta. Tashmë punon në një laborator larg këtij profesioni dhe nuk besoj se do të kthehet tek kjo punë.

Në fakt ka edhe një arsye që ju bën pesimist. Ju jeni gjobitur për mungesë kase?

Po është e vërtetë. Në tetor dy tatimorë hyjnë në dyqanin tim e më kërkojnë kasë. Në fakt unë isha i regjistruar por duke qenë zanat nuk mendoja se duhej kasë me fitimet që marr unë. Por askush nuk më dëgjoi dhe më gjobitën 500 mijë lekë. Kjo ishte mbështetja e zanateve nga shteti im shqiptar?? Dikur edhe na kishin thënë që do na mblidhnin në Kala e do na i hiqnin taksat  fare, që këto punimet me dorë të mos zhdukeshin. Më erdhën në dyqan e më trajtuan sikur isha një kriminel. Më kanë vrarë moralisht këto veprime.  Mua më kanë kërkuar kudo, por kam qëndruar në vendin tim, megjithëse këtu nuk vlerësohet ai që punon. /tesheshi.com/

Related Posts

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Facebook nuk funksionon, probleme në të gjithë botën

Facebook nuk funksionon, probleme në të gjithë botën

PD publikon një letër të drejtorit të Burgjeve: ja si Rama e trajton shtetin si plaçkë

PD publikon një letër të drejtorit të Burgjeve: ja si Rama e trajton shtetin si plaçkë

Basha përmend një sukses të PD-së kur qeveriste: liberalizimin e vizave

Basha përmend një sukses të PD-së kur qeveriste: liberalizimin e vizave

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni