Aktivisti dhe njëherësh imami i Xhamisë së Tabakëve në Tiranë, Elvis Naçi, ka bërë me dije nismën për të marrë përsipër rindërtimin e të gjithë pallateve të shkatërruara nga tërmeti i djeshëm.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai shkruan:
“Ftojmë të gjithë shqiptarët të bëhemi bashkë për të ndërtuar pallatet që tërmeti shkatërroi në Thumanë, duke lënë pas shumë viktima. Të bëhemi bashkë të lehtësojmë dhimbjen që familjaret humben të afërmit e tyre, midis tyre fëmijë… Ky është momenti që shqiptarët të bëhen bashkë, në dhimbjen e madhe që sot ka dërmuar Shqipërinë tonë të dashur”.
Po ashtu, ai ka dhënë detaje se si dhe ku mund të kontribuohet. /tesheshi.com/