Duke komentuar përgjimet e Ndragheta-s, kryeminsitri Rama përdori të njëjtin standart karshi kundërshtarëve politike, teksa iu referua verdiktit të drejtësisë italiane për pjesën e aluduar shqiptare.
Në përgjime përmendej emri i këshlltarit të Metës, Ilir Kulla, por dhe vetë presidenti pa emër. Megjithatë, për Ramën kjo nuk do të thotë asgjë.
“Ju e dini se sa i gatshëm jam ta mbroj Metën aty ku nuk mbrohet, por nëse përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij që njihet si tregtar lajmesh të rreme e provuar nga gjykata italiane për t’i bërë nënë nvendit këtu, është aty, unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata.
Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj? Prokuroria italiane e ka dhënë këtë konkluzion. Nuk ka fakte dhe as prova”, tha Rama.
“Me të njëjtën logjike ai qas dhe faktit se një politikan i lartë i djathtës italiane, mik me Bashën e të djathëtn shqptare, ka rezultuar i implikuar në afera me Ndragheta-n.
Po pastaj, çfarë duhet të them unë, duhet të them që Lulzim Basha e priste këtë deputetin që e çonin mafiozët dhe që i jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?
Nuk e them dot kurrë”, arsyetoi i pari i qeverisë. /tesheshi.com/