Ilir Meta është i pari që ka shkelur në derën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të dëshmuar mbi akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi. Dje, organi i lartë i Akuzës u paraqiti një kërkesë disa prej krerëve të shtetit dhe politiës, për t`u paraqitur me dëshmi në funksion të hetimeve. Dhe ndër to, i pari në listë ishte emri i Ilir Metës.
Në një prononcim për mediat sapo ka dalë nga Prokuroria, ai tha se do jetë i gatshëm të dëshmojë për ccdo gjë që do i kërkohet.
Të tjerët që pritet të dëshmojnë janë dhe kreministri Rama, ministri i brendshëm Tahiri, si dhe ish-kryeministri e sot deputeti i opozitës, Sali Berisha. /tesheshi.com/