Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Pa koment/Deklarata e Berishës dhe shkresa e Prokurorisë

Nga te Sheshi
06/03/2015
në Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Pa koment/Deklarata e Berishës dhe shkresa e Prokurorisë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi para mediave se nuk ka marrë asnjë ftesë nga institucioni i akuzës për të dhënë deklaratat e tij, mbi çështjen ‘Doshi”, që ka përfshirë politikën shqiptare.

“Në çdo rast që Prokuroria të më thërrasë, unë do të jem aty”, tha Berisha. Një ditë më parë nga Prokuroria, u bë publike një njoftim për mediat, ku mes të tjerëve ishte ftuar për të dhënë deklaratat e tij edhe ish-Kryeministri Berisha. Më pas lideri historik i PD-së, theksoi se Meta po e përdor postin për aktin makabër që kishte projektuar vetë.

“Meta sapo doli nga Prokuroria, harroi Shkëlzenin, se dje u tha shqiptarëve ai që filmoi videon e Priftit, sot e harroi. Sot vazhdoi marrëzinë e tij për të shitur Doshin si deputet të PD. Ky qesharak e dritëshkurtër, beson se do bindë njerëzit se këtë akuzë Doshi po e bën si deputet i PD.  E vërteta është e pashpresë të zbardhet me Ilir Metën si Kryetar Kuvendi, ndaj ai duhet të dorëhiqet. Meta është strumbullari i këtij akti të paprecedent”.

”Pashë sot ata që fshehin krimin dhe bllokuan hetimin për 6 muaj me radhë. Mendoj se paraqitja te Prokurori i Përgjithshëm e të akuzuarit kryesor, Ilir Metës në cilësinë e kreut të kuvendit, dëshmon papërgjegjshmërinë e tij të lartë dhe frikën e tij të tmerrshme nga skenari që ka gatuar dhe përdor po postin e njeriut të dytë më të rëndësishëm të shtetit për të mbrojtur aktin makabër që ka projektuar”.

Në fund, Berisha ka shmangur përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, Llalla, i cili edhe pse kishte dijeni për planin e vrasjes së Tom Doshit, nuk i nisi hetimet që para 6 muajsh.

“Prokurori do ta kishte të vështirë të lëvizte për një çështje mes kreut të Kuvendit, kryeministrit e Ministrit të Brendshëm. Nëse këta do ta çonin këtë çështje para 6 muajsh, atëherë, barra do të ishte e prokurorit të përgjithshëm, por në këto kushte do të ishte e pamundur”.

Më poshtë e plotë e gjithë shkresa e Prokurorisë ku theksohet se është ftuar edhe ish-kryeministri Berisha

Hetimi për rastin “Doshi”, Prokuroria fton zyrtarisht disa zyrtarë të lartë për të dhënë deklarimet e tyre për rrethanat e hetimit

Prokuroria për Krime të Rënda, në vijim të hetimeve të nisura kryesisht për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 79/c – 22 i Kodit Penal, të filluar në bazë të deklarimeve publike të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Tom Doshi, ka marrë gjatë ditës së enjte (05.03.2015) deklarimet e tij, si edhe materialet mbi të cilat ka mbështetur qëndrimin e shprehur në media.

Në bazë të deklarimeve të z. Doshi, i cili ka deklaruar para grupit hetimor se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, z. Mhill Fufi, ka pasur një tentativë për vrasje, Prokuroria për Krime të Rënda e konsideron të rëndësishme për hetimin e plotë të këtij rasti, marrjen e dëshmive nga ana e disa zyrtarëve dhe shtetasve të tjerë, për të cilët z. Doshi është shprehur se kanë dijeni për hetimin.

Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda fton nesër zyrtarisht për të dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat e hetimit, shtetasit, si vijon:

  1. Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
  2. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  3. Z. Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm
  4. Z. Mark Frroku, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
  5. Z. Mhill Fufi, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
  6. Z. Eugen Beçi, ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan

Po ashtu, në bazë të deklarimeve publike të bëra në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e Enjte (dt. 05.03.2015), të cilat mund të jenë të vlefshme për këtë hetim, Prokuroria për Krime të Rënda fton zyrtarisht të japë dëshminë e tij:

  1. Z. Sali Berisha, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Në vijim të hetimit, do të ftohen nga Prokuroria për Krime të Rënda për të dhënë deklarimet e tyre edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal kryesisht për këtë rast në datë 03.05.2015, menjëherë pas deklarimeve publike të z. Doshi. Deri në atë moment, në organin e Prokurorisë nuk ka pasur kallëzim penal, por vetëm disa të dhëna indirekte, të cilat nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit penal, në bazë të kerkesave te  Kodit të Procedurës Penale.

Krahas marrjes së deklarimeve të zyrtarëve sa më sipër, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon me kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme proceduriale për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Tags: berish prokurori

Të ngjashmeLajme

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë
Diplomaci

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari
Shkencë & Jetë

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

30/05/2023
Metrat e fundit të një tuneli
Ekonomi

Metrat e fundit të një tuneli

30/05/2023
Lajme të tjera

Kryeministri Rama: Koha kur Kryeministri e trajtonte si mish për qentë prokurorinë ka përfunduar më 23 qershor

Kryeministri Rama: Shpresoj që kjo ftesë për të dëshmuar, të jetë një vullnet i prokurorisë për të zbardhur plotësisht këtë histori të shëmtuar

Rama flet pas dëshmisë në Prokurori: Të zbardhet kjo farsë e shëmtuar

Rama flet pas dëshmisë në Prokurori: Të zbardhet kjo farsë e shëmtuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

2 orë Më parë
Metrat e fundit të një tuneli

Metrat e fundit të një tuneli

3 orë Më parë
Azem Vllasi: Ju tregoj Vuçiçin, lojrat e tij…

Azem Vllasi: Ju tregoj Vuçiçin, lojrat e tij…

7 orë Më parë
Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

8 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023
Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

29/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist