Për të tretën herë gjatë karrierës së tij politike, Ilir Meta do udhëtojë drejt Serbisë, për një vizitë treditore, nga data 21 e deri më 23 dhjetor.
Sipas njoftimit pët shtyp, ky është kthimi i vizitës që homologja e tij serbe, Maja Gojkoviç, realizoi 7 muaj më parë në Tiranë.
Por në Beograd, Meta është planifikuar të takohet dhe me krerët e tjerë të politikës serbe, presidentin Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiç.
Vizitën e parë në Beograd, Meta e ka realizuar në vitin 2002, gjatë kohës kur ishte ministër i Jashtëm në qeverinë Nano. /tesheshi.com/