Afro një muaj më parë, do shuhej një ndër ikonat e medias shqiptare nën pluralizëm, Fatos Baxhaku. Ardhur nga prag-jeta akademike, ajo e historisë, siç dhe e pati rrëfyer, ai hyri krejt rastësisht në gazetari, për t’u shndërruar në pak kohë si një ndër mjeshtërit e saj, sidomos për narrativën korrekte, cilësinë gjuhësore, fokusin e drejtë të raportimit.
Veç drejtimit klasik të disa redaksive, nga gazetat te televizonet, pra nga shtypi i shkruar te ai audioviziv, Baxhaku siç e thërrisnin të gjithë, u bë dhe mjeshtri i reportazheve, gjithashtu në shtypin e shkruar dhe atë adiuoviziv. Falë tij, gjinia e reportazhit, një paradhomë e letërsisë në gazetari, arriti të mbijetonte në median shqiptare, e cila duke patur tendencë scoop-esh, politike apo rendi, gati u zhvesh nga njerëzorja. Baxhaku pati si meritë dhe këtë të fundit, mbajtjen gjallë të njerëzores në media, duke sjellë në qendër njeriun e thjeshtë, atë pa famë, jetën e tij, braktisur në harresë edhe mediatike.
Pos këtyre, Baxhaku qe një ikonik dhe në njerëzoren e tij në familjen e madhe mediatike, e ky shkrim, kjo kujtesë, që është dhe një kritikë në fund, mëton të thotë se ai nuk e meriton që nga ish-kolegë të tij, sundimtarë studiosh e hapësirash mediatike gjithëçfarëshe, të mos ketë qoftë dhe speciale mbi figurën e Baxhakut, personalitetin e tij, rolin në media, me ca cilësi hem profesionale e hem njerëzore të papërsëritshme. Te këto të fundit, përfshihet dhe qëndrimi në distancë me famën, apo thënë ndryshe, me atë lloj vaniteti që haset sot te personazhe mediatikë studiosh, përgjithësisht bosh, që nuk dihet se ç’aftësi a ç’inteligjencë e rrallë i ka çuar aty. Baxhaku qe një botë krejt tjetër, një leksion i gjallë gazetaresk se si nuk duhet të jetë një gazetar, nëse zgjedh xhepin apo famën para profesionit. Fatalisht, po dominojnë këta të dytët.
E fakti që sezoni i ri televiziv nisi pa i kushtuar asgjë Bashakut të ikur, sidozot një “Opinion”, një “Open”, apo dhe një “Top Show”, pa llogaritur të tjera formate më të vogla, ku sheh dhe të promovohen dhe homoseksualë, është një përgjigje e trishtë e distancës mes asaj çfarë la ai njeri si vlerë e asaj çfarë konsumohet sot, për dhimbje, brenda familjes që ai i shërbeu me zell, duke sakrifikuar dhe të sajën, atë natyrore, siç është pra familja mediatike. Ky është një tregues që kjo media bën emisione, por pa njeriun brenda, atë që promovonte Tosi.
Vetë Baxhaku ishte ndër ata, që sot nuk gjend vend në media, siç dhe ai nuk do donte të ishte, nëse nuk do qe njerëzorja në mes por sikuri, teatri, ato që i japin dërmën gazetarisë së vërtetë. /tesheshi.com/