Clint Hill, ish-agjenti i Shërbimit Sekret të SHBA-së, i cili hyri në histori pasi u përplas në pjesën e pasme të limuzinës së John Fitzgerald Kennedy, duke u përpjekur më kot për ta shpëtuar atë kur presidenti i atëhershëm amerikan u vra në Dallas më 22 nëntor 1963, ka dhënë frymën e fundit në moshën 93-vjeçare.
Agjenti i Shërbimit Sekret Clint Hill nuk e kapërceu kurrë tragjedinë e vrasjes së JFK, thonë bashkëpunëtorët
“Shërbimi Sekret është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Clint Hill,” tha agjencia, e cila ka për detyrë të ruajë figura të rëndësishme politike, në një deklaratë dje, duke vlerësuar “përkushtimin e tij të palëkundur” ndaj familjes Kennedy gjatë tragjedisë, si dhe ndaj presidentëve Dwight Eisenhoëer, Lyndon Johnson, Richard Nixon dhe Gerald Ford.
I përhumbur nga ajo që ai e konsideronte dështimin e tij personal, Clint Hill u tërhoq nga Shërbimi Sekret në vitin 1975, në moshën 43-vjeçare.
Në intervistën e tij të parë për vrasjen e JFK, ai rrëfeu për “60 Minutes” të CBS se ndjente faj dhe trishtim sepse nuk arriti ta mbronte presidentin me trupin e tij dhe se ishte goditur dhe vetë nga plumbat.
Ai vrapoi dhe u ngjit në parakolpin e pasmë të makinës së hapur presidenciale për të mbuluar me trupin e tij presidentin e atëhershëm dhe zonjën e parë Jacqueline Kennedy, por ishte tepër vonë. /tesheshi.com/