Mohamed Salah i Liverpool-it ka deklaruar se ai do të qëndrojë në klubin e Premier League edhe pas largimit të trajneritJuergen Klopp.
Me largimin e Klopp pas gati nëntë vitesh në krye dhe konfirmimin zyrtar të trajnerit të Feyenoord-it Arne Slott si pasardhës të tij, pasiguria është rritur për të ardhmen e Salah në Liverpool, me kontratën e tij që skadon në qershor 2025.
Të hënën vonë, pasi Slott u shpall si menaxheri i ri i Liverpool-it, Salah shkoi në rrjetin social X për të përshkruar ambiciet e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe për t’i dërguar një mesazh lamtumire Klopp.
“Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm”. Ka shkruar Salah në një postim në rrjetet sociale. “Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë si kurrë më parë”, tha ylli egjiptian.
“Ka qenë fantastike të ndaja të gjitha ato trofe dhe përvoja me ju gjatë shtatë viteve të fundit”, shkroi Salah krahas një fotoje të tij me ish-trajnerin e Liverpool-it. “Të uroj gjithë të mirat në të ardhmen dhe shpresoj të takohemi sërish”. /tesheshi.com/