Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zhgënjimi amerikan i radhës me Prishtinën

SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës

by te Sheshi
21/05/2024
in Diplomaci, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Zhgënjimi amerikan i radhës me Prishtinën

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.

“Ai (veprimi) minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës.

Zëdhënësi vë në dukje se “qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar vazhdimisht koordinim ndërmjet qeverive tona” në mënyrë që ta mbështesë përparimin e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, përfshirë së fundmi “nga nënsekretarja e shtetit Elizabeth Allen në takimin e saj me kryeministrin Kurti më 19 maj”.

Departamenti i Shtetit përsëriti shqetësimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me masat e Bankës Qendrore të Kosovës për kufizimet mbi përdorimin e dinarit serb.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe t’u përgjigjet adresojë nevojave bazë të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë ato të pakicës serbe – e ndikuar negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhën”, përfundon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Banka Postare Kursimore është institucioni që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë.

Policia e Kosovës tha se operacioni për mbylljen e njësive të kësaj banke u krye në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe se synimi ishte “vendosja e rendit dhe ligjshmërisë”, duke e quajtur Bankën Postare Kursimore në Veri të vendit si “ilegale”.

Policia tha se janë konfiskuar “rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera”.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç e cilësoi veprimin një “akt tjetër të dhunshëm i shfuqizimit të institucioneve serbe në veri dhe dëbimit të popullit serb”.

Ai tha se “Albin Kurti dëshiron luftë dhe vuajtje për popullin serb, sepse çdo gjë që bën në muajt e fundit, e bën ekskluzivisht për hir të dëbimit të serbëve nga territori i Kosovës”.

Operacioni i së hënës ndodh gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para në dorë në Kosovë.

Kosova dhe Serbia ishin pajtuar të bisedojnë në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pagesave por pa sukses edhe pas shtatë takimesh.

Diplomatët i kanë bërë thirrje vazhdimisht qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore dhe në cilësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara. /VOA/

Related Posts

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes
Ekonomi

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it
Diplomaci

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Në gjurmët e të atit: akuza e pabesueshme e Argita Berishës ndaj Altin Dumanit

Në gjurmët e të atit: akuza e pabesueshme e Argita Berishës ndaj Altin Dumanit

Imami që flet për “skizofreni globale”

Imami që flet për “skizofreni globale”

Mufkat e Elisa Spiropalit për ish-Perandorinë Osmane

Mufkat e Elisa Spiropalit për ish-Perandorinë Osmane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni