Shpesh herë flasim për dhurata, të cilat kur i marrim duam të jenë të veçanta dhe të përputhen me stilin tonë të jetesës, apo edhe karakterin e personalitetin tonë. Është një ndjesi me të vërtetë e bukur kur marrim dhurata, por një tjetër ndjesi e veçantë është edhe pregatitja e dhuratave për të tjerët, e veçanërisht tani që jemi në prag festash.
Por, e keni menduar se si mund të silleni dhe çfarë të bëni kur nuk keni shumë kohë për të gjetur një dhuratë të bukur për një mik apo një mikeshën tuaj? Ju kanë ikur të gjitha idetë dhe koha nuk ju mjafton?
Në galerinë e mëposhtme do të gjeni disa sugjerime shumë interesante për dhuratat në minutën e fundit. Ju ftojmë t’u hidhni një sy dhe pse jo, t’i aplikoni edhe ju./tesheshi.com/