Kryeministri Rama zbuloi, si pa dashur, se çfarë do i propozojë Albin Kurtit në të parin takim që do ketë me të si shefi i ri i qeverisë së Kosovës.
“Përsa i përket Albin Kurtit, do të takohemi në ditët në vijim. Ka kërkuar të më takojë e pres me kënaqësi.
Eshtë momenti për të vendosur një ministër shteti për të dy anët, për të pasur një pikë referimi institucionale në çdo pikë për ndjekjen e marrëveshjeve dhe çfarë mendoj se çfarë duhet bërë më tutje.
Të krijohet një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Kosovën dhe atje një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Shqipërinë, të cilat do të ndjekin marrëveshjet dhe çfarë duhet bërë më tutje”, theksoi Rama.
Njëherësh, ai përcolli një mesazh pakënaqësia për raportet me Haradinajn.
“Kam ndjekur në prononcimet e tij(Albin Kurtit). Bie dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhënien mes dy qeverive dhe marrëveshjet e bëra duhet të shkojmë përtej dhe me qeverinë e re të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme, që në këtë fushë nuk arriti të bënte shumë”, theksoi Rama. /tesheshi.com/