Kryeministri Rama ka lëshuar akuza të ashpra ndaj politikës së Brukselit, ku, edhe i nervozuar nga “Jo”-ja e negociatave, i ka vënë në dukje asaj mëyrën se si është sjellë me Kosovën, ku veçoi mosliberalizimin e vizave.
“Po bëhen disa herë që BE nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës kemi një nga shembujt më flagrantë për mungesën e kapacitetit për të mbajtur fjalën.
E kam fjalën për kushtëzimin absurd, por që u mor në konsideratë për liberalizmin e vizave pas kryerjes së marrëveshjes për kufirin me Malizn e Zi. Nga 2014, BE ka liberalizuar vizat për 100 miliojn njerëz që jetojnë në territore që nuk kanë asnjë proces negociatash. Marrja peng në këtë farë feje e dy milion shqiptarëve kalon kufirin e çdo absurdi”, tha shefi i qeverisë shqiptare, duke folur në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor” për marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën.
Rama vlerësoi rolin e kësaj të fundit mbi atë të BE-së, sidomos në zhvillimet rajonale.
“Vlen të theksohet se emërimi në këtë fazë të jetës politike në rajon, të Matheë Palmer dhe Grenell, që përbëjnë një shenjë të interesimit e fokusi që është i domosdoshëm nga SHBA mbi rajonin dhe ketë konflikt.
Pozicioni i BE në këtë konflikt është tkurrur tej mase, këtë besoj e dinë të gjithë që pas vendimit të KE më 18 tetor (mos’hapja e negociatave), theksoi Rama.
I ndjerë i përkëdhelur nga Uashingtoni prej mesazheve të përcjella në konferencë, ku iu vlerësua mosdorëzimi ndaj Kinës, Rusisë dhe Iranit, Rama tha se raportet me SHBA janë kolona kryesore e politikës së jashtme.
“Prej kohësh marrëdhëniet me SHBA me ne nisi të plazmohej si një marrëdhënie speciale, e cila sot është në themelin e politikës sonë të jashtë si dhe në themelin e vetëdijes së shqiptarëve që jo vetëm që nuk janë vetëm por janë në shoqërinë më të mirë të mundshme”, theksoi Rama. /tesheshi.com/