SHBA i ka dhënë një tjetër mbështetje kreut të SPAK-ut, si dhe kësaj instance të rreptë ndëshkuese, dalë nga Reforma në Drejtësi.
Ambasadorja Yuri Kim informon shkurt mbi një takim që ka patur me kreun e SPAK, duke vlerësuar atë çfarë është bërë deri më tani e nxitur për më tej.
“U takova sot me shefin e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar.
Rritja e hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë punën e SPAK-ut, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, që të mbajnë përgjegjësi zyrtarët e korruptuar, për të forcuar sundimin e ligjit, kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së dhe të njerëzve për drejtësi”, shkruan Kim.
Kujtojmë se ndëshkimet më të mëdha nga radhët e politikës, deri më tani SPAK i ka dhënë ndaj njerëzve të pushtetit. /tesheshi.com/