Thuhet se të vdekurit jetojnë në zemrën dhe kujtesën tonë, por në një provincë indoneziane, duket se të vdekurit vazhdojnë të banojnë në tokë në një lloj rituali prej mumjeje.
Konkretisht, familjet në fshatin Toraya në Sulaëesin jugor gërmojnë të dashurit e tyre nga varret për t’i larë, krehur dhe veshur me rroba të bukura të reja. Edhe fëmijët e vdekur zhvarrosen dhe lodrat e reja, të tilla si kukulla, u ngjiten pas trupit.
Arkivolet e dëmtuara riparohen ose zëvendësohen, dhe me këto “mumuje ” banorët shëtisin në një lloj paradë të çuditshme. Ky ritual quhet Ma’nene, domethënë rituali i pastrimit të të vdekurve, dhe sipas besimit lokal, “fryma e të vdekurve duhet të kthehet në fshatin nga ai ka origjinën”.
Kështu, nëse burri vdes gjatë udhëtimit, familja e tij do të shkonte në vendin e vdekjes dhe do ta shoqëronte deri të shtëpia e tij “duke e ecur nëpër fshat”. Në të kaluarën, njerëzit kishin frikë nga udhëtimet e gjata, nga frika se vdekja nuk do t’i gjente ata larg shtëpisë, e ata mund të mos mund të ktheheshin në fshatin e tyre dhe të gjenin paqe të përjetshme.
Rituali i çuditshëm, i cili përsëritet çdo vit, është një mënyrë për të shprehur nder dhe shqetësim për ta, duke i trajtuar sikur të mos vdesin vërtet, por si vuajtje nga një sëmundje e rëndë, duke konsideruar se ata nuk mund të kujdesen për veten e tyre. /tesheshi.com/