Një familje, e cila është dëbuar nga banesa, ka vendosur të flejë në makinë, përpara ndërtesës së bashkisë. Familja, e cila përbëhej nga babai, mamaja dhe një vajzë, janë dëbuar nga banesa javën e shkuar, pasi nuk kishin paguar faturat dhe qiranë.
Të tre jetojnë tashmë në afërsi të bashkisë. Shtëpia e tyre e re është bërë makina tip Fiat Punto. Familja ka bërë apel në media të ndryshme dhe është takuar edhe me administratorë të lagjeve të caktuara.
Çështja e shtëpisë është shumë emergjente dhe dhjetëra persona, të cilët kanë ngelur pa një banesë, kanë protestuar përpara bashkisë për krjimin e banesave sociale, shumë prej së cilave janë zënë në mënyrë abuzive. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëhet mbledhja e këshillit të bashkisë në Napoli të Italisë, ku edhe po ndodh ngjarja, për të zgjidhur këtë situatë./tesheshi.com/