Humbja e 2-0 e kombëtares shqiptare ndaj Serbisë të enjten në ‘Elbasan Arena’, nuk ka mbetur brenda fushës por ka dalë jashtë saj duke u përzierë dhe në hullitë e politikës së ditës së Tiranës.
Organi i PD-së, Rilindja Demokratike ëshë hapur sot me kryetitullin “Shiti ndeshjen”, duke i adresuar kështu një akuzë të rradhës shefit të qeverisë, si njeriu shkaktar për humbjen e Shqipërisë.
Gazeta në fjalë ka shfytëzuar pretendimet e një personi që të premten mbrëma tek “Zonë e Lirë” mbronte idenë se ndeshja ishte e shitur.
Por ndërsa ai u referohej ekskluzivisht teknikaliteteve shifrore të basteve, kurbës së kuotimeve etj., RD ka shtuar dhe ca deklarata të Ramës, një foto të tij gjatë vizitës në Beograd duke e vënë në një kontekst të caktuar ritin protokollar të një nderimi me përulje të kokës, sjelljen e policisë ndaj tifozerisë e posaçërisht ndaj Ballistit, për të dalë në përfundimin se është pikërisht Rama ai që e ka shitur ndeshjen, prej së cilës janë futur në xhep 6 milion euro.
Siç duket, pas aferës së ÇEZ, në sherrnajën e politikës shqiptare do jetë tashmë e pranishme dhe humbja e turpshme me serbët. /tesheshi.com/