Policia e Vlorës përmes një deklarate ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një nënë 35 vjeçare humbi teksa lindi foshnjën e saj.
Argjiro Bashaj, banuese në Vranisht, mësohet se ka pasur një komplikacion pas lindjes, por po hetohet mbi pistën e një mjekimi të pakujdeshëm.
“Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00, Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal se shtetësja A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratën zyrtare. /tesheshi.com/